TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi24 Shtator 2024, 20:55

Rënia e euros dhe mbiçmimi i lekut, ekspertët tregojnë pasojat

Shkruar nga Pamfleti

Rënia e euros dhe mbiçmimi i lekut, ekspertët tregojnë

Mbiçmimi i lekut nuk po frenohet, duke vazhduar të jetë në nivele të paqëndrueshme. Ditën e sotme një euro u këmbye mesatarisht me 99,05 lekë, sipas kursit të Bankës së Shqipërisë.

Sipas ekspertit të ekonomisë Eduart Gjokutaj, kjo situatë do të sjellë disa ndikime në vjeshtën e këtij viti.

“Nga parashikimet që po shikojmë në këto muajt e vjeshtës ka një rritje të tendencës së mbiçmimit e cila vjen më së shumti nga ajo çka ne e kemi analizuar jo tashmë nga ato tregues që thuhen shpesh të ekonomisë e cila mund të jetë një ekonomi rezistente por nuk është një ekonomie e qëndrueshme”, tha eksperti.

Por cilat do të jenë efektet e mbiçmimi të lekut?

“Ajo çfarë lidhet me inflacionin, i cili në vetvete ka një efekt pozitiv për llogaritë makroekonomike të shtetit, por nuk ka atë ndikim që duhet të përfitonte publiku dhe në përgjithësi ekonomia për uljen e kostove.

Pjesa e ndikimit të turizmit tashmë u pa që ishte një retro në aspektin e ndikimit, ndërsa vizitorët u rritën me 33.9%, konsumi i tyre apo të hyrat e tyre është diku te 25%.

Efekti tjetër është rritja e bilancit tregtar e cila duhet të shqetësojë seriozisht ata që merren me fatet e orientimit të ekonomisë dhe qëndrueshmërisë së saj. Kemi një thellim të deficitit tregtar", u shpreh ai.

Sipas Gjokutajt, efektet po i ndjen gjithashtu edhe më shumë ekonomia formale dhe ndikimi më i fortë shkon te prodhuesit të cilët duket se po humbasin konkurrueshmërinë si dhe burimet e investimit për bizneset e tyre.

Lini një Përgjigje