TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi16 Korrik 2023, 20:40

Rënia drastike e euros, Gjergj Buxhuku: Shpjegimi i vetëm është paraja informale

Shkruar nga Pamfleti

Rënia drastike e euros, Gjergj Buxhuku: Shpjegimi i vetëm

Gjergj Buxhuku, kreu i Konfindustrisë ka folur në lidhje me rënien drastike të euros.

Në një intervistë për “Euronews Albania” ai tha se rënia kaq e madhe e monedhës europiane nuk mund të shpjegohet me formula të ekonomisë formale, ndaj sipas tij i vetmi shpjegim për këtë rënie është futja në rrugë informale e euros në Shqipëri.

“Problemi është se rënia dramatike e euros ndaj lekut nuk shpjegohet dot me formulat e një ekonomie normale. Unë mjafton t’ju them një fakt, i bie që ekonomia shqiptare ka mposhtur ekonominë e tregut evropian, ndërkohë sot përveç fakti që 1 e 3 e popullsisë shqiptare është në emigracion, importet nga BE-ja në Shqipëri kalojnë 2.3 herë më shumë.

Mjafton të shikojmë këto shifra që të kuptojmë se ne me ekuacione të ekonomisë formale nuk e shpjegojmë dot, ndaj shpjegimi i forcimit dramatik të Euros shpjegohet me flukset informale të euros në Shqipëri”, u shpreh Gjergj Buxhuku.

gjergj buxhuku euro renie

Lini një Përgjigje