TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi28 Maj 2024, 16:25

Pse euro ka përfunduar në greminë? Sejko raporton në Kuvend: Ofertë e shtuar nga kanalet informale

Shkruar nga Pamfleti

Pse euro ka përfunduar në greminë? Sejko raporton në Kuvend:
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka raportuar në Komisionin e Ekonomisë.

Gent Sejko teksa i është përgjigjur pyetjes së deputetëve për ndërhyrje në kursin e këmbimit, ndërsa tha se nuk mund ta thotë këtë.

Sejko shtoi se ka një presion të madh eurosh nga kanalet informale.

“Ne nuk e komunikojmë dot këtë. Nuk mund të them nëse kemi ndërhyrë, sepse kjo ndikon në spekulime në treg. Komunikimi quhet ndërhyrje. Pas 3 muajsh do të dalin të dhënat dhe ju do ta shihni se a kemi ndërhyrë, por sidoqoftë kursi është stabël. Është një realitet i ri i kursit të këmbimit. Kemi një normalitet, kemi një kurs të ri këmbimi, ka një presion të madh eurosh, ofertë e shtuar eurosh nga kanalet informale dhe ne këtë nuk e masim dot, por sigurisht që eksiztojnë. Nga kanale formale ne i masim shifrat dhe janë me miliarda”, tha Sejko.

Guvernatori bëri me dije se forcimi i monedhës vendase në kursin e këmbimit valutor ka ardhur si pasojë e përmirësimit të bilancit të shkëmbimeve tregtare dhe financiare të Shqipërisë me botën.
Sipas tij, forcimi i lekut ka ndikuar pozitivisht në ekonominë e vendit.

“Gjatë vitit 2022 ne kryem 5 rritje të normës të interesit, për një efekt kumulativ prej 2.25 pikësh përqindjeje, gjatë vitit 2023 ne kryem vetëm dy rritje të normës bazë, me një efekt kumulativ prej 0.5 pikësh përqindjeje. Ky ngadalësim pasqyroi forcimin e kursit të këmbimit dhe kahun konsolidues të politikës fiskale. Mbiçmimi i shpejtë i lekut ndihmoi në zbutjen e presioneve të huaja inflacioniste, ndërsa konsolidimi fiskal ndihmoi në frenimin e presioneve të brendshme”, deklaroi Sejko.

gent sejko kursi i kembimit

Lini një Përgjigje