
Monedha shqiptare është duke fituar ndjeshëm pikë kundrejt monedhave të huaja gjatë ditëve të fundit duke kapur nivele rekord për 2024.
Pas forcimit të shpejtë dy ditë më parë ndaj euros, duke u këmbyer tashmë me me 102.58 lekë, monedha vendase ka fituar ndjeshëm terren edhe ndaj dollarit amerikan dhe paundit britanik.
Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë, një USD u këmbye sot me mesatarisht 94.44 lekë, ndërsa një paund britanik me 119.59 lekë.
Prej disa ditësh, monedhat e huaja janë në një cikël rënës kundrejt lekut për shkaqe ende të paqarta, pasi sezoni i turizmit nuk ka nisur ende, ndërsa nuk jemi as në festa.
Ndërkohë euro pati një kërcitje të fortë disa ditë më parë duke fituar rreth 1,75 lekë brenda 24 orëve, zhvillim që duket se nuk ishte një korrektim pas rënies së vazhdueshme por goditje për shkak të rritjes së menjëhershme por afatshkurtër të kërkesës në treg.
Lini një Përgjigje