TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi23 Dhjetor 2025, 11:39

“Paqja Fiskale”, Rama: Në janar nis zbatimi, nuk e shpikëm ne

Shkruar nga Pamfleti

“Paqja Fiskale”, Rama: Në janar nis zbatimi, nuk e shpikëm

Pavarësisht kritikave nga ekspertët apo ndërkombëtarët, Edi Rama u shfaq i vendosur për aplikimin e “Paqes Fiskale” nga janari i 2026-ës.

Në një takim me komunitetin e biznesit, Kryeministri deklaroi se me paketën e miratuar në Kuvend synohet garantimi i një kuadri më të drejtë fiskal për procesin e integrimit europian. Ai foli për ulje të tatim mbi fitimin.

Nga ‘Paqja Fiskale’ pritet të fshihen miliarda lekë borxhe që bizneset kanë ndaj shtetit dhe që konsiderohen si borxhe të vjetra, të parashkruara.

Paqja Fiskale është një zotim i yni nga fushata elektorale. Sot është ligj pavarësisht debateve, të cilat nuk e adresuan dot thelbin e kësaj nisme.

Sot jemi në kushtet që duke nisur nga janari mund të zbatojmë këtë nismë. Është një nismë për të ndërtuar një urë të re besimi dhe ndërveprimi të shëndetshëm mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes.

Nuk është shpikje e jona, ka lindur në Romën e vjetër dhe është instrument i përdorur prej mijëra vjetësh. Është një instrument që i jep mundësi sipërmarrjeve që nuk janë në konflikt me ligjin dhe që figurojnë në regjistrat e shtetit si kontributor, që të rishohin pasqyrat fiskale.

U jep mundësi të korrigjohen duke ribërë deklarimet e viteve të shkuara e duke pasur si motivim një tatim shumë më të ulët mbi fitimin se ai që paguhet rregullisht.

Për çdo pasqyrë të korrigjuar, fitimi tatohet vetëm 5 për qind”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje