TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi24 Tetor 2023, 16:40

Ndryshimet në buxhet, gazetarja nxjerr blof qeverinë: Rishpërndarja e fondeve e cekët, nuk ka rritje të të ardhurave

Shkruar nga Pamfleti

Ndryshimet në buxhet, gazetarja nxjerr blof qeverinë:

Ndryshimet në buxhetin e  vitit 2023 kanë hyrë në fuqi. Akti normativ është botuar në fletoren zyrtare dhe parashikon rritje të ardhurave  me 7.5 miliardë lekë duke arritur në total në 650.6 miliardë.

Për gazetaren Ola Xama rishpërndarja është mjaft e cekët.

E ftuar në emisionin “MCN Economy”, Xama tha se dy zërat ku mbështetet kjo rritje e të ardhurave janë tatimi mbi  të ardhurat personale dhe të ardhurat nga sigurimet shoqërore, gjë që e vendos të gjithë barrën mbi krahun e punës.

Ka një rishpërndarje mjaft të cekët, që tek pjesa e planifikimit të të ardhurave. Shohim që do të ketë diku te 7.5 miliardë euro ose 75 milionë euro të ardhura më shumë që pritet në buxhet.

Dy zërat ku mbështetet kjo rritje e të ardhurave vijnë nga tatimi mbi  të ardhurat personale dhe të ardhurat nga sigurimet shoqërore. E gjithë barra vendoset mbi krahun e punës dhe jo mbi performancën dhe miradministrimin e luftës kundër informalitetit apo dhe si rrjedhojë e rritjes ekonomike.

Taksat nacionale apo taksa të tjera që tregojnë fuqinë konsumatore, ka një rënie të këtyre të ardhurave më këto korrigjime që janë bërë me aktin normativ të buxhetit. Të gjitha shpresat për rritjen e të ardhurave qeveria e ka vendosur me ligj. Nuk ka rritje të të ardhurave si rezultat i rritjes ekonomike.

Ka pasur një reflektim të shkurtër, dhe pse fondet e rindërtimit janë përthithur që në 9 mujorin e parë, shohin që në 9 muaj rindërtimi ka shpenzuar 5 miliardë lekë dhe papritur ne ja shtojmë fondet duke ia çuar 17 miliardë lekë, gjë që më bën skeptik nëse do shpenzohen të gjitha apo do të ketë nevojë për korrigjime.

890 milionë euro janë shpenzimet buxhetore për rindërtimin”, tha ajo.

Lini një Përgjigje