TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi26 Qershor 2024, 13:23

Miratohet rritja e pagave në administratë, pesë kategoritë që përfitojnë nga 1 Korriku

Shkruar nga Pamfleti
Miratohet rritja e pagave në administratë, pesë kategoritë
Ministri Ervin Mete

Qeveria ka miratuar rritjen e pagave për administratën publike.

Ministri Ervin Mete tha se rritja e pagave do të hyjë në fuqi me 1 korrik dhe do të përfitojnë rreth mijë punonjës me një kosto totale buxhetore prej afro 40 miliardë lekësh.

“Nga rritja e pagave përfitojnë 135 mijë punonjës të administratës publike. Paga mesatare në sektorin publik arrin në 150 mijë lekë. Pagat e rritura fillojnë të aplikohen nga 1 korriku, me kosto prej  11 miliard lekë për 6 mujorin e dytë të vitit 2024 dhe me një kosto totale buxhetore prej afro 40 miliardë lekësh”, u ministri Mete.

Ai theksoi se nga rritja e rrogave do të përfitojnë: “Punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar; punonjësit e sistemit shëndetësor; punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit (Policia e Shtetit, Policia e Burgjeve, Garda e Republikës, Forcat e Armatosura, Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi); si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore.”

Nga ana tjetër, ministri Mete informoi se, me ndryshimet ligjore të miratuara, parashikohet të realizohet indeksimi i të gjitha pagave në administratën publike me normën e inflacionit në fuqi, indeksim që do të realizohet në vazhdimësi çdo dy vjet, duke filluar nga viti 2026.

Kategoritë që përfitojnë nga rritja e pagave:

Ushtria
-Për ushtarin bazë, me rritjen e sotme paga e tij shkon në 71 mijë Lekë

-Rreshteri, 80 mijë Lekë

-Majori, 107 mijë Lekë

-Koloneli, 158 mijë e 500 Lekë

-Gjenerali, 190 mijë Lekë.

-Të gjitha këtyre pagave u shtohet një trajtim ushqimor, prej 16 mijë Lekësh

Zjarrfikësit
-Asistent Zjarri (grada më e ulët) 60 mijë Lekë

-Zjarrfikës 65 mijë Lekë

-Kryezjarrfikës 70 mijë Lekë

-Kryeinspektor zjarrfikës 85 mijë Lekë

-Inspektor zjarrfikës 75 mijë Lekë

-Komisar zjarrfikës 105 mijë Lekë

-Drejtues zjarrfikës 155 mijë Lekë

-Drejtues i parë zjarrfikës 140 mijë Lekë

-Drejtues i lartë zjarrfikës 160 mijë Lekë

Sistemi arsimor
-Paga e mësuesit në arsimin e mesëm të lartë që ka kualifikimin dhe që ka vjetërsi mbi 15 vite pune eksperiencë do shkojë 98 500 Lekë.

-Paga mesatare e mësuesit në arsimin e mesëm të ulët me mbi 15 vite vjetërsi shkon nga 75 800 në 96 000 Lekë.

-Mësuesit e ciklit fillor ku paga mesatare me mbi 15 vite eksperiencë nga 72 mijë Lekë paga shkon në 95 200 Lekë.

-Punonjësit e shërbimit psiko-social, paga mesatare shkon 910 Euro.

-Për oficerët e sigurisë 800 Euro në muaj si pagë mesatare.

Sistemi shëndetësor

-Të gjithë mjekëve të përgjithshëm u rritet paga me 20 mijë Lekë mbi pagën ekzistuese.

-Të gjithë infermierëve u rritet paga me 15 mijë Lekë mbi pagën ekzistuese.

-Përfitojnë edhe punonjësit e administratës së sistemit shëndetësor, 15 deri në 20 përqind të pagës së tyre aktuale.

Sektori i burgjeve

-Rritja e pagave varion nga 13 deri në 27 përqind.

-Rritja shkon nga 6 mijë Lekë, deri në 33 mijë e 600 Lekë e përshkallëzuar sipas gradave.

-Aspirantët, pjesë e strukturës së Policisë së Burgjeve dhe do paguhen me 80 për qind të pagave të inspektorit.

miratohet rritja e pagave në administratë

Lini një Përgjigje