TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi24 Qershor 2024, 16:37

Bujqësia në krizë, prodhimi vendas zëvendësohet nga importi

Shkruar nga Pamfleti

Bujqësia në krizë, prodhimi vendas zëvendësohet nga

Turizmi dhe bujqësia po shkojnë në trajektore totalisht të kundërta. Ndërsa numri i turistëve po rritet ndjeshëm, prodhimi bujqësor vendas në tregje po zëvendësohet nga importi.

Në pesë muajt e parë të këtij viti, importet e fruta perimeve arritën në 32.5 ton, me një rritje të ndjeshme prej 48.4% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Dhe ky dominim i produkteve bujqësore të importit ndodh në një kohë kur jemi në pikun e sezonit të prodhimit bujqësor.

Bujqësia në krizë, prodhimi vendas zëvendësohet nga

Rritja e importeve është edhe më e ndjeshme në vlerë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në harkun e 5 muajve të parë të këtij viti, u importuan fruta dhe perime me vlerë mbi 23 milionë euro nga rreth 14 milionë euro që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Zgjerimi përllogaritet në 65 për qind.

Bujqësia në krizë, prodhimi vendas zëvendësohet nga

Këto të dhëna tregojnë qartë se zgjerimi i turizmit po shton importet. Kjo do të thotë se një pjesë e valutës që po hyn në vend nga turistët, por ikën prapë jashtë për të blerë zarzavate. Situata paraqitet edhe më alarmante në blegtori.

Numri i gjedhëve vazhdon të pakësohet. Në vitin 2023, kishim rreth 263 mijë krerë ose  11.5% më pak se një vit më parë.

Bujqësia në krizë, prodhimi vendas zëvendësohet nga

Kjo ecuri negative në blegtori vijon tashmë prej disa vitesh dhe është reflektuar me mungesa të prodhimit vendas në treg, të cilat gjithashtu po plotësohen nga importi.

Le të marrim si shembull qumështin. Prodhimi vendas ka zbritur në vitin 2023 në rreth 900 mijë ton ose 7.1% më pak se një vit më parë. Rënie kjo që është kompensuar nga importet, që për këtë periudhë janë rritur me mbi 27%. Kjo është situata e tregjeve sot, teksa presim këtë vit mbi 14 milionë turistë.

Lini një Përgjigje