TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi13 Gusht 2024, 15:24

Gushti "fundos" monedhën europiane, 1 euro këmbehet me 99.86 lekë; si pritet të reagojë BSH-ja?

Shkruar nga Pamfleti

Gushti "fundos" monedhën europiane, 1 euro këmbehet me 99.86

Euro ka prekur minimumin historik gjatë muajit gusht, duke kapur nivelin më të ulët të viteve të fundit. Situata e javëve të fundit në tregun e këmbimit valutor është reflektuar edhe në kursin zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Gushti "fundos" monedhën europiane, 1 euro këmbehet me 99.86

1 euro në tregun valutor shqiptar po këmbehet për 99.86 lekë, me një rënie prej 0.15 lekë në fillim të kësaj jave.
Krahasuar me gusht 2023, monedha europiane është zhvlerësuar me 4 lekë. Shkaqet kryesore që mund të rendisim për këtë zhvlerësim të monedhës europiane janë rekordet e fluksit hyrës të turistëve në 7 muajt e parë të vitit, informaliteti dhe rritja e investimeve të huaja.

Gushti "fundos" monedhën europiane, 1 euro këmbehet me 99.86

Deri tani, Banka Qendrore nuk ka publikuar informacion lidhur me sasinë e blerjeve valutore direkte për të mos lejuar mbiçmimin e mëtejshëm të lekut në kursin e këmbimit. Në ankandet e planifikuara për 2024 Banka e Shqipërisë parashikon të tërheq nga tregu 250-330 milionë euro.

Gushti "fundos" monedhën europiane, 1 euro këmbehet me 99.86

Ndërhyrjet e Bankës Qendrore në tregun valutor janë rritur ndjeshëm që pas fillimit të pandemisë./A2CNN

Lini një Përgjigje