TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi28 Korrik 2023, 21:43

Çfarë po ndodh me lekun? Ekonomisti shpjegon fuqizimin e valutës vendase dhe përfitimet që sjell

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë po ndodh me lekun? Ekonomisti shpjegon fuqizimin e
Ekonomisti Dritan Shano

Ekonomisti Dritan Shano ka shpjeguar se çfarë po ndodh me fuqizimin e lekut në raport me valutat e huaja.

“Sot po ndodh që të gjithë shqiptarët që i kanë kursimet e tyre në euro dhe punën e tyre në euro, janë 40% më të varfër. Është një gjë që nuk më pëlqen. Nuk është diçka që ndodhi tani, kjo ka nisur me këmbënguljen e Bankës së Shqipërisë për deuroizimin e ekonomisë. Kam qenë kundër, pasi ekonomia nuk mund të vihet në dispozicion të nevojës që ka Banka e Shqipërisë për të patur politika efektive. Shqiptari nuk beson te leku, te qeveria apo te Banka e Shqipërisë, por beson te një monedhë e huaj”, deklaroi Shano për A2CNN.

“Shqiptari e grumbullon euron për të qenë indiferent ndaj Bankës së Shqipërisë dhe qeverisë, për t’u mbrojtur prej tyre. Qeveria e sulmon euron në mënyrë të pandalshme dhe nuk dihet se kur do të ndalojë”, shtoi ekonomisti.

Më tej, Dritan Shano tregoi se kush përfiton nga ky forcim i lekut.

“Ne jemi një vend me pak investime të huaja dhe leku i fortë i largon këto investime, i zhduk. Kjo politikë ka dëmtuar shumë të ardhmen e ekonomisë sonë. Në teori, do të ulte inflacionin, por po shohim që inflacioni nuk do t’ia dijë për këtë fuqizim të lekut. Inflacioni, gjatë gjithë këtyre viteve, është 13-30%. Atëherë, për çfarë më duhet leku i fortë? Duhen marrë masa për ta dobësuar lekun. Përfitojnë të gjithë importuesit; përfiton qeveria që ul kostot e borxhit; përfitojnë ata që importojnë energji elektrike”, theksoi Shano.

leku ekonomist perfitime

Lini një Përgjigje