
Qeveria është kujtuar të marrë masa për zhvlerësimin e euros. Monedha europiane ka rënë në pikiatë dhe Delina Ibrahimaj ka prezantuar sot masat që kanë ndërmarrë për të lehtësuar eksportuesit.
Ibrahimaj ka prezantuar sot dy aktet normative që do t’u vijnë në ndihmë sipërmarrësve që eksportojnë më tepër se 70% të prodhimit të tyre.
Njëra konsiston me ngrirjen e kostove të tatim fitimit për një periudhë afatshkurtër, ku eksportuesve do u jepet mundësia për të mos i paguar deri në fund të vitit 2023.
“Ne sapo përmbyllëm mbledhjen e tretë të dialogut të shoqatave të eksportuese. Nisur nga shqetësimet që kanë pasur këta eksportues ndaj vlerësimit të monedhës vendase dhe zhvlerësimit të monedhës euro. Ne si ministri Finance dhe Ekonomie e kemi analizuar këtë shqetësim. Duke qenë se euro ka ardhur në zhvlerësim, eksportuesit kanë qenë me humbje. Ne kemi vendosur që Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ngurtësojë, parapagimin e kësteve të tatim fitimit të të gjitha kompanitë ekspertuese që eksportojnë më shumë se 70% të qarkullimit dhe prodhimit të tyre. Ne kemi marrë nja akt normativ që do të miratohet shumë shpejt. Kjo gjë do të bëhet me qëllim që këto kompani mos të paguajnë këste tatim fitim duke krijuar një mundësi për rritjen e likuiditeteve për këta eksportues. Ne do të marrim masa me qëllim që rimbursimit të TVSH që merret nga eksportuesit pranë administratës tatimore i cili në bazë të vendimeve dhe udhëzimeve të ministrisë së Financave duhet të jepet me një afat 30-ditor, pra do të jepet me një afat shumë të shkurtër brenda 3 ditësh nga paraqitja e kërkesës dhe dokumentacionit. Gjithmonë për këta eksportues që eksportojnë mbi 70% të prodhimit”, tha Ibrahimi.
Interesantja është se brenda 3 ditësh, do të thotë fiks para zgjedhjeve.
Lini një Përgjigje