TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi18 Dhjetor 2024, 18:16

Euro në nivele të ulëta, Sejko: Kemi shtuar blerjet e monedhës europiane për të stabilizuar kursin

Shkruar nga Pamfleti

Euro në nivele të ulëta, Sejko: Kemi shtuar blerjet e

Banka e Shqipërisë ka shtuar blerjen e monedhës europiane në treg për të stabilizuar kursin.

Sipas kalendarit për vitin 2024 parashikohet të tërhiqen nga tregu rreth 330 milion euro. Ndërkohë që në kursin e këmbimit, një euro po këmbehet aktualisht në kufijtë e 98 lekëve.

Guvernatori Gent Sejko tha se leku vijon të jetë i mbiçmuar, ndërsa deklaroi se ekonomia ka pasur rritje të qëndrueshme. Sipas tij, inflacioni pritet të kthehet në objektiv gjatë vitit të ardhshëm.

Banka e Shqipërisë vendosi të mos e ndryshojë normën bazë të interesit prej 2.75%.

Lini një Përgjigje