TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi 6 Qershor 2025, 16:16

Euro në krizë, monedha europiane mbyll javën në nivelin më të ulët historik

Shkruar nga Pamfleti

Euro në krizë, monedha europiane mbyll javën në nivelin

Euro ka zbritur këtë javë në nivelin më të ulët historik në raport me monedhën shqiptare, duke u këmbyer në tregun valutor me vetëm 97 lekë. Të njëjtin trend rënës kanë ndjekur edhe monedhat e tjera, si dollari amerikan dhe paundi britanik, të cilat këmbehen përkatësisht me 84.8 dhe 114.8 lekë.

Sipas ekspertëve të tregut financiar, ky zhvlerësim i euros ndikohet nga rritja e ofertës në treg, si dhe mungesa e kërkesës së brendshme për valutë të huaj.

Në terma praktikë, një euro më e dobët përkthehet në fuqi më të madhe blerëse për konsumatorin, por në të njëjtën kohë dëmton eksportuesit dhe bizneset që operojnë me të ardhura në euro. Situata mbetet e luhatshme dhe shumë operatorë ekonomikë janë në pritje të një stabilizimi të tregut.

Banka e Shqipërisë ka deklaruar se po ndjek nga afër zhvillimet dhe ka sinjalizuar se nuk do të ndërhyjë për sa kohë kursi i këmbimit ndjek rregullat e tregut.

Lini një Përgjigje