TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi10 Qershor 2023, 11:31

Bordi Donatorëve të BE, kërkesë qeverisë: Si janë përdorur 1.15 miliardë Euro grande të tërmetit?

Shkruar nga Pamfleti
Bordi Donatorëve të BE, kërkesë qeverisë: Si janë
Kryeministri Rama

Urojmë, që qeveria të mos dalë e korruptuar me grandet europiane të rindërtimit, proces i cili nuk ka përfunduar në masën 50% dhe nuk dihet kur do përfundojë, megjithëse grandet 1.15 miliardë Euro janë mbaruar para 1 viti...

Para një jave, Bordi i Konferencës së Donatorëve të BE, i ka kërkuar Ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, të paraqesë në KE si drejtues i konferencës, një raport të detajuar për përdorimin e 1.15 miliardë Euro, që iu akorduan Shqipërisë me 17 shkurt 2020 për rindërtimin.

Nismëtarë për transparencën, janë KiE e BE që kanë dhuruar 135 milionë Euro, Franca që ka dhuruar 100 milionë Euro dhe Banka e Këshillit të Evropës për Zhvillim (CEB) që ka dhënë 100 milionë Euro hua me afat 20 vite e pa interes dhe 500 mijë Euro dhuratë.

Kësaj nisme, iu bashkuan 4 bankat ndërkombëtare dhe 40 shtetet donatore anëtare e jo i anëtare të BE, madje edhe SHBA, si  donator i 5 milionë USD dhe shtet propozues i “Akademisë së Transparencës” për fondet e rindërtimit në Shqipëri.

Sipas informacionit që ka “Pamfleti”, Ministrisë së Financave i është refuzuar kërkesa drejtuar në BE, që transparenca për 540 milionë Euro donacione e grande dhe 615 milionë Euro hua, të bëhet pas përfundimit të krejt procesit të rindërtimit, por pa lënë asnjë afat.

Mirëpo, Bordi i Donatorëve, kërkon transparencë mbështetur te Akt-Marrëveshja dy palëshe, që procesi i rindërtimit do përfundonte brenda 3 vitesh, më 26 nëntor 2022; ndërsa 4 muaj pas procesit, më 30 mars 2023, qeveria duhej të kishte raportuar të dhënat e përdorimit të fondeve.

Është e drejtë e 45 shteteve, institucioneve të BE dhe bankave donatore, të dinë nëse vlera që ata kanë dhuruar e kanë dhënë  hua pa interes, është përdorur 100% për rindërtimin, apo është shpenzuar për gjëra të tjera jashtë projektit humanitar post-tërmet.

Sepse BE dhe shtetet donatore, përveç zgjatjes së afatit të rindërtimit mbi 3 vite e ende pa afat përfundimtar, kanë informacione zyrtare për vjedhje të fondeve me 2-3 fishim të kostove për njësi ndërtimi, mos zbatim të projekteve urbane që paraqitën në konferencës e donatorëve dhe për shpenzime në investime lokale e propagande elektorale, fakte i ka konstatuar dhe KLSH.

Pavarësisht përpjekjes së kryeministrit Edi Rama, për t’iu shmangur transparencës, Ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, i është kërkuar që brenda datës 10 shtator 2023, të dorëzojë te Bordi i Konferencës së Donatorëve në Këshillin e Europës, raportin e detajuar për përdorimin e 1.15  miliardë Euro të rindërtimit.

Në pikën 3.1 të kërkesës për transparencë financiare, thuhet se detajimi i shpenzimeve duhet të jetë i specifikuar në vlera, katalogë e projekte të rindërtimit për çdo bashki, si dhe për kostot e ndihmës së strehimit provizor të familjeve.

Në pikën 4.2. të thirrjes për transparencë, kërkohen të dhëna të detajuara për grandet e rindërtimit të shkollave, kopshteve, spitaleve, madje dhe për 13 ujësjellës e 245 biznese, që qeveria i raportoi si të shkatërruar kur kërkoi ndihmat.

Urojmë, që qeveria të mos dalë e korruptuar me grandet europiane të rindërtimit, proces i cili nuk ka përfunduar në masën 50% dhe nuk dihet kur do përfundojë, megjithëse grandet 1.15 miliardë Euro janë mbaruar para 1 viti./Pamfleti

bordi i donatorëve të be qeveria shqiptare grendet e termetit

Lini një Përgjigje