
Edhe sot, kur paratë në letër dhe monedhat dixhitale po dominojnë transaksionet, ari mbetet një aset i besueshëm mbi të cilin mbështeten vendet për siguri financiare...
Ari ka luajtur gjithmonë një rol jetik në ekonomitë globale. Për shekuj me radhë, ai është përdorur për të matur pasurinë, për të stabilizuar monedhat dhe për të ofruar siguri gjatë kohëve të pasigurta ekonomike.
Edhe sot, kur paratë në letër dhe monedhat dixhitale po dominojnë transaksionet, ari mbetet një aset i besueshëm mbi të cilin mbështeten vendet për siguri financiare. Le të shohim se cila janë 17 vendet me rezervat më të mëdha të arit.
1. Shtetet e Bashkuara
SHBA-ja zotëron 8.134 ton ar, ose më shumë se dyfishi i rezervave të çdo vendi tjetër. Kjo rezervë e madhe ruhet kryesisht në “Fort Knox” në Kentaki, por edhe në Nju Jork dhe Denver. SHBA-të filluan ta grumbullonin këtë ar gjatë shekullit XX-të, sidomos pas Depresionit të Madh, kur miratuan politika për të forcuar sistemin e tyre financiar.
2. Gjermania
Gjermania zotëron 3.351 ton ar. Gjatë rimëkëmbjes pas Luftës së Dytë Botërore, ajo e bëri përparësi rindërtimin e rezervave të saj të arit. Sot, shumica e këtij ari ruhet në Frankfurt, por sasi të konsiderueshme mbeten në SHBA dhe Britani.
3. Italia
Me 2.451 ton rezerva, qasja e Italisë bazohet në bindjen se ari ofron siguri të pakrahasueshme kundër luhatjeve të monedhës dhe krizave financiare. Në dallim nga shumë vende të tjera, Italia e shet rrallë arin e saj, duke reflektuar strategjinë e saj ekonomike konservatore. Ari ruhet kryesisht në Romë, dhe në pjesë më të vogla në Nju Jork, Londër dhe Zvicër, duke siguruar qasje në tregjet ndërkombëtare.
4. Franca
Banka e Francës menaxhon 2.436 ton ar. Pjesa më e madhe e tij zotërohen prej dekadash, dhe një pjesë është fituar gjatë epokës së Breton Uds. Vitet e fundit, Franca e ka përdorur arin e saj si kolateral për të siguruar kredi ndërkombëtare, duke dëshmuar më tej vlerën e tij si një aset stabilizues.
5. Kina
Rezerva prej 2.264 ton ar e Kinës, është pjesë e një përpjekjeje strategjike për të diversifikuar rezervat e saj të këmbimit valutor, të cilat varen shumë nga dollari amerikan. Banka Popullore e Kinës, ka zgjeruar në heshtje kursimet e saj në ar gjatë dy dekadave të fundit. Ari mbështet edhe përpjekjen e Pekinit për ta pozicionuar juanin si një monedhë globale.
6. Zvicra
Zvicra, e njohur për sistemet e saj bankare dhe financiare, ka 1.039.9 ton ar. Ndonëse historikisht nuk është një ekonomi e madhe, Zvicra ka mbajtur një nga rezervat më të larta të arit për frymë, por rregulloret e fundit e kanë ulur përqindjen e mbajtur në krahasim me rezervat e saj totale. Banka Kombëtare Zvicerane, e përdor arin për të ruajtur forcën e frangës zvicerane, e cila është thelbësore për ekonominë e vendit të orientuar drejt tregtisë.
7. India
Pak kombe kanë një lidhje kaq të thellë kulturore dhe ekonomike me arin sa India. Ari luan një rol qendror në familjet indiane si një investim tradicional. Ai gjithashtu zë vend qendror në dasma dhe festivale. Por përtej rëndësisë së tij kulturore, rezervat e arit të Indisë mbështesin stabilitetin e këmbimit valutor të vendit dhe strategjinë ekonomike. 853.6 ton menaxhohen nga Banka Rezervë e Indisë.
8. Japonia
Rezervat prej 845.97 ton ar në Japoni, janë pjesë e qasjes së saj të kujdesshme ndaj menaxhimit ekonomik. Banka e Japonisë e mban këtë rezervë si një mjet mbrojtës kundër pasigurisë financiare. Mbështetja e Japonisë tek eksportet e bën atë të ndjeshme ndaj luhatjeve të tregut global, ndaj rezerva e saj e arit shërben si një faktor stabilizues në strategjinë e saj monetare.
9. Tajvani
Tajvani, e përdor rezervën e tij prej 422.7 ton ar, si një mjet kyç për ruajtjen e stabilitetit financiar. Megjithëse me e vogël në krahasim me ekonomitë e mëdha, rezerva e arit e Tajvanit, luan një rol thelbësor në mbështetjen e vlerës së monedhës së tij dhe në sigurimin e një amortizatori gjatë pasigurive globale.
10. Polonia
Polonia ka 419.7 ton ar, një sasi që është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Banka Kombëtare e Polonisë i ka shtuar përpjekjet për të rritur rezervat e saj dhe e njeh vlerën e arit si një aset të besueshëm në një klimë ekonomike të paqëndrueshme. Kjo strategji proaktive, synon të forcojë pozicionin e Polonisë brenda Bashkimit Evropian.
11. Arabia Saudite
Sasia prej 323 ton ar e Arabisë Saudite, plotëson pasurinë e saj të madhe nga nafta. Ndërsa ekonomia e vendit është kryesisht e lidhur me eksportet e energjisë, rezervat e saj të arit janë ende pjesë e një strategjie të rëndësishme diversifikimi. Duke e ruajtur këtë rezervë, Arabia Saudite ka një mbrojtje shtesë kundër paqëndrueshmërisë së çmimit të naftës, duke siguruar stabilitetin financiar për brezat e ardhshëm.
12. Britania e Madhe
Mbretëria e Bashkuar zotëron 310 ton ar, të menaxhuar kryesisht nga Banka e Anglisë. Ndërsa rezerva e saj mund të duket modeste në krahasim me dominimin e saj historik, ajo është megjithatë pjesë jetike e arkitekturës ekonomike të vendit. Londra vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në tregun global të arit, pra është një lojtare kyçe në sistemet financiare ndërkombëtare.
13. Spanja
Spanja ka 281.6 ton ar në rezervat e saj, të cilat menaxhohen nga Banka e Spanjës. Këto asete janë jetike për strategjinë e vendit për të ruajtur stabilitetin ekonomik. Pas krizës ekonomike në fillim të viteve 2000, Spanja e ruajti arin e saj si një faktor stabilizues. Edhe pse këto rezerva janë modeste krahasuar me ekonomitë më të mëdha, ato shërbejnë si një “kamerdare shpëtimi” për sistemin e saj financiar të mbingarkuar në borxhe.
14. Tajlanda
Me 234.52 ton ar, Tajlanda mbështetet tek rezervat e saj për të ruajtur stabilitetin financiar. Banka e Tajlandës e përdor arin për të forcuar monedhën vendase, bahtin, gjatë periudhave të paqëndrueshme dhe për të ruajtur besimin tek rezervat valutore të vendit. Ekonomia e vendit, e bazuat tek turizmi dhe eksportet, është e ndjeshme ndaj goditjeve të jashtme, gjë që e bën arin një amortizator jetik në kohë krizash.
15. Singapori
Pavarësisht madhësisë së tij modeste, me 227.61 ton ar Singapori mund të mburret për një planifikim financiar strategjik të shkëlqyer. Të menaxhuara nga Autoriteti Monetar i Singaporit, këto rezerva shërbejnë për t’u mbrojtur nga paqëndrueshmëria e monedhave globale. Pozicioni i Singaporit si një qendër financiare globale, nënkupton se ai duhet të mbrohet nga krizat e mundshme në tregjet ndërkombëtare.
16. Venezuela
Venezuela zotëron mbi 160 ton ar, duke e bërë atë një nga asetet ekonomike më të besueshme të vendit. Banka Qendrore mbështetet tek kjo rezervë për të përballuar sanksionet ndërkombëtare dhe inflacionin. Në një ekonomi të trazuar, ari mbetet një konstante e rrallë, duke ofruar stabilitet dhe një masë besueshmërie në skenën globale.
17. Kazakistani
Rezerva e arit e Kazakistanit është rritur në gati 300 ton, e përforcuar nga blerjet në gjendje të qëndrueshme dhe minierat vendase. Udhëheqësit kazakë, e shohin arin si një mbrojtje kundër paqëndrueshmërisë globale, duke përforcuar kështu sigurinë monetare kombëtare. Rezerva në rritje, pasqyron gjithashtu shfaqjen e Kazakistanit si një qendër kryesore financiare dhe burimesh brenda rajonit të Azisë Qendrore./Pamfleti
Nuk eshte keshtu lista, shikojeni dhe nje here. Respekt !
Po ne ç’na hyn ne pune kjo llogari? Apo ruajme të perlajme ndonje koqe floriri të bjere mbërdhe o mendje pjerdhur?
Po Arnautistani sa ton Ar ka? Kam degjuar qe nje pjese ruhet ne Surrel!
Pamfleti, të pakten te kete korrektese në shkrim. Rusia është në top Liste per rezerve në at, dhe ju nuk e përmendni!
Vendet me te pasura ne rezerva ari jane: USA 8133.46 ton Gjermani 3350.25 ton Itali 2451.84 ton France 2437 ton Rusi 2329.63 ton Kina 2292.3 ton Vendet me te pasura me rezerva nentokesore ne ar jane Rusia dhe Australia me perafersisht 12000 ton seicila. Persa i takon Albanistan, rezervat me te medha ne ar i ka Like Floriri dhe pastaj vjen Saliu i Sheqeres, qe beri grabitjen e pare te thesarit ne Qaf Krrabe.
Po ne 44 sa ton ar kishte vendi?
Mund të kishte 2 renditje,e para kush ka me shumë si shtet,e dyta kush ka më shumë për frymë.