TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë12 Shtator 2025, 11:11

Media Greke: Ana Partali-Daiko, një zë i ri për helenizmin në Parlamentin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
Media Greke: Ana Partali-Daiko, një zë i ri për helenizmin
Ana Partali- Daiko

Një pasardhëse e familjeve të përndjekura, trashëgimtare e sakrificave dhe e kujtesës historike, hyn në Kuvend si përfaqësuese e nismës “Shqipëria Bëhet”, duke shënuar një moment simbolik për Leshnicën dhe minoritetin grek.

Që nga nesër, helenizmi në Shqipëri do të ketë një përfaqësim të ri në Kuvend. Anna Partali–Daiko, me origjinë nga Leshnica e Poshtme, do të marrë mandatin parlamentar për nismën “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt. Kjo ngjarje përkon me një përvjetor historik: plot një shekull pas Nikola Ev. Lezos, një tjetër bashkëvendës nga Leshnica hyn në politikën e lartë shqiptare.

Ndryshe nga emrat e nomenklaturës së tranzicionit, Partali–Daiko vjen nga një familje e përndjekur për bindjet e saj. Gjyshi i saj, Vasil Partali, i njohur si “Liatua”, vdiq në qelitë e Spaçit për bindjet e tij greko-ortodokse. Edhe familja e bashkëshortit të saj, Spiro Daiko, nga Shën Vasili i Himarës, u përndoq rëndë nga regjimi komunist, duke kaluar vuajtje në të njëjtat kampe.

Mandati i saj nuk ishte i lehtë. Më 25 gusht 2025, KQZ-ja i dha të drejtë vendimit të KAS-it, duke i garantuar Partali–Daikos mandatin e vetëm të listës së nismës. Përpjekja e Adriatik Lapajt për ta transferuar mandatin te kushërira e tij, Kleana Xhuveli, dështoi.

Për Leshnicën dhe komunitetin grek, zgjedhja e saj është një akt drejtësie morale. Një grua që mban mbi supe kujtimet e persekutimit dhe sakrificat e brezave, tashmë përfaqëson në Kuvend një komunitet me rrënjë të thella historike.

Vëllazëria e Leshniciotëve e përshëndeti zgjedhjen e saj si deputete, duke deklaruar se do ta mbështesë në çdo hap. “Do të jemi pranë saj në të gjitha përpjekjet për demokratizimin e Shqipërisë”, – theksoi kryetari i Vëllazërisë, Jorgo St. Ziogas.

Me betimin e saj, Anna Partali–Daiko përfaqëson një brez të ri politikanësh, të thirrur për të lidhur kujtesën historike me shpresën për një të ardhme më të mirë, si për minoritetin grek, ashtu edhe për shoqërinë shqiptare në tërësi./Përgatiti: Pamfleti

ana partali-daiko një zë i ri për helenizmin parlament shqiptar

1 Komente

  1. T
    Toni Pacavurja

    Fusni ne Parlament edhe ca lapanjgjoze balta hinj nga also Ushnja që pretenduan se janë serbe, edhe ca ruse, bullgare, gollo e maqedone e pastaj hiqni Shqiponjen nga flamuri e beheni më ngjyra ylberi dhe vrap nga syte kembet.

    Lini një Përgjigje