TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Korrik 2026, 12:57

‘Finalja’ e humbësve/ Ndeshjen për vend të tretë s’duan ta luajnë as Anglia e as Franca

Shkruar nga Pamfleti

‘Finalja’ e humbësve/ Ndeshjen për vend të tretë

Ndeshja për vendin e tretë në Kupën e Botës vlerësohet vazhdimisht prej më të vështirave për futbollistët. Jo për shkak të ndonjë ngarkese shtesë, por pasi lojtarët përballen me mungesë motivimi.

Për vend të tretë, përkatësisht për medalje bronzi, luajnë përfaqësueset që humbin gjysmëfinalet. Këtë herë për vend të tretë në Botëror luajnë Franca dhe Anglia, të shtunën nga ora 23:00 në Miami.

Franca në gjysmëfinale humbi nga Spanja, ndërsa Anglia pësoi nga Argjentina. Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, e ka kundërshtuar ashpër traditën e zhvillimit të ndeshjes për vend të tretë. Trajneri i “Tre Luanëve” ka thënë se këtë ndeshje nuk duan ta luajnë as anglezët, e as francezët.

“Asnjë prej lojtarëve tanë dhe asnjë prej Francës nuk dëshiron ta luajë këtë ndeshje. Donin të luanin në finale. Kemi dhënë çdo gjë për këtë. Të gjithë luajnë për ta fituar Botërorin, por është kështu. Kemi një ditë më pak për t’u rikuperuar për ndeshjen ndaj Francës, por do ta bëjmë atë në mënyrë profesionale”, ka deklaruar Tuchel.

angli-francË

Lini një Përgjigje