TAGS-AT E JAVËS

Showbiz14 Korrik 2026, 13:09

E njihni? Aktori i famshëm pëson transformim shokues në pamje

Shkruar nga Pamfleti
E njihni? Aktori i famshëm pëson transformim shokues në pamje
E njihni? Aktori i famshëm pëson transformim shokues në pamje

Traileri i parë i plotë i “Digger”, komedi-dramës së re të regjisorit fitues të Oscarit Alejandro González Iñárritu, është publikuar, duke zbuluar një transformim të pazakontë të Tom Cruise.

Aktori interpreton Digger Rockwell, një baron nafte i njohur si "njeriu më i fuqishëm në botë", i cili përballet me pasojat e një katastrofe ekologjike që kërcënon të çojë botën drejt një konflikti bërthamor. Për të shpëtuar njerëzimin, ai nis një mision të rrezikshëm për të korrigjuar gabimet e së kaluarës.

Në trailer, Cruise shfaqet me flokë gri, bark të rrumbullakosur dhe një theks të fortë jugor, duke sjellë një personazh krejt ndryshe nga rolet që e kanë bërë të famshëm.

Filmi pritet të dalë në kinematë e botës në fillim të tetorit.

Gjatë prezantimit të trailerit në Los Angeles, Tom Cruise e cilësoi "Digger" si një nga sfidat më të mëdha të karrierës së tij.

"Nuk kam bërë kurrë më parë diçka që të më sfidonte në këtë mënyrë. Kur ta shihni filmin, do të kuptoni se është krejtësisht origjinal", u shpreh aktori.

Cruise zbuloi se bashkëpunimi me Iñárritu nisi rreth shtatë vite më parë, kur regjisori ia lexoi të gjithë skenarin me zë të lartë gjatë disa ditëve.

"Doja të kuptoja mënyrën se si ai e shihte këtë histori, në mënyrë që të mund të kontribuoja sa më mirë. Ishte një përvojë e jashtëzakonshme", tha ai.

Në kastin e filmit bëjnë pjesë edhe John Goodman, Riz Ahmed, Michael Stuhlbarg, Jesse Plemons dhe Sophie Wilde.

Nga ana tjetër, Iñárritu tregoi se ideja për "Digger" lindi menjëherë pas përfundimit të filmit "The Revenant" në vitin 2015.

"Nuk kisha një skenar, por një obsesion që më ndoqi për vite me radhë. E dija kush ishte ky personazh, si fliste dhe si e shihte botën. M'u deshën gati 10 vjet për të gjetur mënyrën e duhur për ta treguar këtë histori. Është absurde, e rrezikshme, por edhe thellësisht komike, sepse komedia më e madhe lind nga tragjedia", u shpreh regjisori.

"Digger" është xhiruar me teknologjinë VistaVision, një format analog me rezolucion të lartë i viteve 1950, i rikthyer së fundmi në prodhime të mëdha kinematografike.

tom cruise transformim digger

Lini një Përgjigje