Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e 22-vjeçarit Veron Pasha, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 25 korrikut në fshatin Gjorm të Kurbinit.
Sipas burimeve, policia ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes dhe e ka shpallur atë në kërkim. Paraprakisht dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, të lidhura me një vajzë.
Burimet bëjnë me dije se fillimisht mes dy të rinjve ka pasur një konflikt fizik, i cili më pas ka agravuar me përdorimin e armës së zjarrit. Si pasojë, 22-vjeçari është plagosur me një plumb në këmbë.
I riu është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor vijojnë veprimet për lokalizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, si edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje