TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Korrik 2026, 10:51

SPAK i mbyll rrugët e arratisë Ilir Shtufit, gati letrat për ekstradimin nga Greqia; gafa fatale që çoi në arrestimin e tij

Shkruar nga Pamfleti

SPAK i mbyll rrugët e arratisë Ilir Shtufit, gati letrat për

Brenda afatit 40 ditor të caktuar nga gjykata e Selanikut, Prokuroria e posaçme SPAK, i është drejtuar me një letërporosi autoriteteve Greke, duke kërkuar ekstradimin e biznesmenit të ndërtimit Ilir Shtufi, i cili u arrestua në muajin qershor 2026 në Selanik, si person i përfshirë në “Pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Tashmë një pjesë e materialit hetimor i përkthyer në Ministrinë e Drejtësisë, i është dërguar prokurorisë Greke, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Kërkesa e ekstradimit të prokurorisë së Posaçme, pritet të dërgohet më pas në gjykatën e Ekstradimeve në Selanik, ku biznesmeni Ilir Shtufi, do përballet për herë të parë me dy akuzat e ngritura nga SPAK, ndaj të cilit në muajin qershor u vendos masa e sigurisë “Arrest në burg”. Ilir Shtufi, dyshohet për pastrim parash të përfituara nga aktiviteti kriminal i trafikut të kokainës, lidhur me emra të tjerë të hetuar nga SPAK, si Artur Koçeku dhe persona të tjerë.

Kundër Shtufit dhe Koçekut, ka dëshmuar dhe Erjon Alibej bashkëpuntori i prokurorisë së posaçme SPAK. Biznesmeni Ilir Shtufi, u ndalua më 12 qershor 2026 në një hotel në Selanik, ndërsa po qëndronte në pritje të një feste ditëlindje. “Ora News” mëson se një ditë para aksionit të zhvilluar nga SPAK, Ilir Shtufi, është larguar në drejtim të Selanikut, pasi kishte marë ftesë nga një mik i tij, për të festuar ditëlindjen e fëmijës.

Sapo ka mbëritur në Selanik, Shtufi, është akomoduar në një hotel dhe në mëngjesin e ditës tjetër, agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë mbëritur në vilën e tij në Tiranë. Mësohet se personi i parë që ka dalë në derën e Vilës luksoze ka qënë bashkëshortja e tij, e cila i ka komunikuar oficerëve se bashkëshorti i saj, kishte udhëtuar në Greqi dhe nuk ndodhej në banesë. Dhe teksa kanë kontrolluar banesën e Shtufit, oficerët e BKH-së i kanë kërkuar gruas së tij, që të telefonojë bashkëshortin për të kuptuar nëse ndodhej në Greqi ose jo. Përmes telefonit të gruas, Ilir Shtufi, ka biseduar me njërin nga oficerët e BKH-së, ku ky i fundit i ka kërkuar që të paraqitet në një rajon policie ose të dërgonte një lokalcion telefonik se ku ndodhej realisht.

Ilir Shtufi, i ka dërguar një lokacion telefonik oficerit të BKH-së dhe pas këtij veprimi, brenda pak minutave një patrullë e policisë së Selanikut ka shkuar në ambjentet e Hotelit dhe më pas ka arrestuar Ilir Shtufin në datën 12 qershor 2026. Prej kësaj gafe të dërgimit të lokacionit në telefonin e Gruas, Ilir Shtufi ndodhet në burg në Selanik dhe tashmë brenda pak ditëve pritet të nisi procesi gjyqësor për ekstradimin e tij në Shqipëri. Shtufi, ka kontraktuar dy avokatë të njohur në Greqi me shpresën e rrëzimit të ekstradimit. Ndërkohë në Shqipëri disa prej kompanive të tij, i është vendosur masa e sekuestrimit prenventiv./OraNews

 

ilir shtufi

Lini një Përgjigje