TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Korrik 2026, 18:02

Trump kërcënon Huthit: SHBA do të ndërhyjë nëse sulmojnë Arabinë Saudite

Shkruar nga Pamfleti
Trump kërcënon Huthit: SHBA do të ndërhyjë nëse
Rebelët Huthi

Presidenti amerikan premton mbështetje për Libanin, ndërsa paralajmëron se SHBA është e gatshme të reagojë ndaj çdo përshkallëzimi të ri në Detin e Kuq.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi se Uashingtoni do të reagojë nëse rebelët Huthi ndërmarrin sulme të reja në rajon, pas vendimit të grupit të mbështetur nga Irani për të shpallur bllokadë detare ndaj anijeve saudite.

Deklarata u bë gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Libanit, Joseph Aoun, i cili po përfundon një vizitë katërditore në Uashington, të fokusuar në stabilitetin e vendit pas muajsh luftimesh mes Izraelit dhe Hezbollahut.

"Nëse ndodh diçka e tillë, ne do të merremi me të. Kemi vepruar edhe më parë kundër Huthive dhe që atëherë nuk kemi dëgjuar më prej tyre" tha Trump para gazetarëve.

Presidenti amerikan shtoi se Libani ka vuajtur për dekada dhe se SHBA do ta mbështesë vendin në periudhën e ardhshme.

"Libani është trajtuar shumë keq për shumë vite. Ne do të sigurohemi që të trajtohet me respektin që meriton", deklaroi Trump.

Paralajmërimi i presidentit amerikan vjen pasi grupi Huthi në Jemen njoftoi bllokadë detare ndaj anijeve saudite, një lëvizje që rrit tensionet në Lindjen e Mesme dhe ngre shqetësime për sigurinë e një prej korridoreve më të rëndësishme detare në botë.

Huthitët, aleatë të Iranit, kanë kërcënuar prej kohësh me bllokimin e ngushticës Bab al-Mandeb, pika hyrëse drejt Kanalit të Suezit dhe një arterie strategjike për tregtinë ndërkombëtare.

Rreth 15% e tregtisë detare globale kalon përmes kësaj ngushtice, ndërsa ndërprerjet e transportit gjatë viteve 2023–2025 vlerësohet se kanë shkaktuar humbje ekonomike prej rreth 20 miliardë dollarësh në vit. Bab al-Mandeb mbetet gjithashtu një rrugë kyçe për eksportet e naftës së Arabisë Saudite, eksportuesit më të madh të naftës bruto në botë.

trump huthi

Lini një Përgjigje