TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Korrik 2026, 08:40

Zjarr në hyrje të Ksamilit, flakët përfshijnë një zonë kodrinore pranë një resorti

Shkruar nga Pamfleti
Zjarr në hyrje të Ksamilit, flakët përfshijnë një
Zjarr në hyrje të Ksamilit

Një vatër e madhe zjarri është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës në hyrje të Ksamilit, ku flakët kanë përfshirë një zonë kodrinore pranë një resorti.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 04:50, duke vënë në lëvizje menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat mbërritën në vendngjarje për të frenuar përhapjen e flakëve.

Aktualisht, efektivët vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar apo dëme në ndërtesa.

Ndërkohë, shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura. Pritet që, pas vënies nën kontroll të plotë të vatrës, autoritetet të nisin hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

 

 

Lini një Përgjigje