Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare, ku në rendin e ditës është projektvendimi për ndryshimin e vendimit nr. 87/2026, që lidhet me caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme parlamentare.
Në të njëjtën kohë, jashtë Kuvendit është paralajmëruar një protestë qytetare, pas episodeve të dhunës dhe tensioneve që shoqëruan seancën e kaluar.
Mbledhja e fundit plenare u karakterizua nga përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Debatet nisën pasi shumica rrëzoi me votë kërkesën e Partisë Demokratike për zgjatjen e afatit të komisionit të posaçëm për reformën territoriale.
Gjatë seancës, deputeti demokrat Luçiano Boçi pengoi bashkëkryetarin e komisionit, Arbjan Mazniku, të paraqiste raportin e Partisë Socialiste, ndërsa deputetët e opozitës bllokuan zhvillimin normal të punimeve.
Seanca u ndërpre katër herë dhe për rreth pesë orë deputetët diskutuan vetëm për çështje procedurale, pa kaluar në rendin e ditës. Pavarësisht kaosit dhe thirrjeve të opozitës nga foltorja për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, mazhoranca miratoi 7 projektrezoluta të institucioneve kushtetuese, 2 akte normative dhe 15 projektligje.
Gjatë seancës, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u përjashtua pasi hodhi ujë në drejtim të kryeministrit Rama. Gjithashtu, u vu re se deputetët socialistë Erion Braçe dhe Elisa Spiropali nuk morën pjesë në votimin e aktit normativ që parashikon financimin me 4.3 milionë euro për këngëtarin amerikan Kanye West.
Në përfundim të punimeve, Kuvendi miratoi zhvillimin e një tjetër seance plenare më 30 korrik.
Sipas rendit të ditës së publikuar, seanca e sotme, e cila nis në orën 10:00, përfshin:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 23.7.2026.
2. Njoftime.
3. Projektvendimi "Për një ndryshim në vendimin nr. 87/2026, “Рër caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit", i ndryshuar".
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.
IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
Lini një Përgjigje