Në ditën e 53-të të protestës antiqeveritare, një prej aktivistëve që ka marrë pjesë në tubime që nga dita e parë u shfaq sërish me një pankartë ironizuese. Duke e krahasuar protestën me një ndeshje futbolli, ai deklaroi se rezultati është "53-0" në favor të qytetarëve dhe kundër pushtetit.
“53-0, ky është rezultati që kemi kundër pushtetit, prej 53 ditësh po triumfojmë, fitojmë dhe pushteti nuk ka arritur asnjë sukses. Në ndeshjet më të dobëta hiqet dorë, por pushteti ka zgjedhur të humbasë legjitimitetin”, tha ai.
Në protestë foli edhe një pensionist, i cili tha se e ka shtyrë të dalë në shesh pensioni i ulët që përfiton dhe situata e tij ekonomike. Ai tregoi se aktualisht është në proces gjyqësor dhe se, për shkak të të ardhurave të pamjaftueshme, detyrohet të punojë në të zezë.
“Kam ardhur për t’ju bërë thirrje pensionistëve që janë me 10 mijë lekë të vjetër, metalurgëve, minatorëve të jenë këtu në shesh dhe të mos rrinë në kafe.
Unë që kam punuar në uzinën e Mjekësit ishte një deputet në atë kohë, merrte vetëm orët jashtë orarit, tani marrin subvencionime. Unë atëherë merrja 9000 lekë, tani duhet të merrja 900 mijë. Për momentin punoj në të zezë, por dhe këto m’i merr Rama. Jam në gjyq.
Ndaj u bëj thirrje naftëtarëve, minatorëve të vijnë. Patronazhistët marrin 50,000 lekë edhe policët.
Nëse deputetët e opozitës kanë një fije burrërie, përfaqësojnë 500 mijë vetë atje, të jenë Saliu bashkë me ata të ngujohen në Parlament”, tha ai.
Lini një Përgjigje