
Një nga protestuesit në tubimin antiqeveritar ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, duke kritikuar mënyrën e përdorimit të fondeve publike dhe mungesën e transparencës.
Ai deklaroi se qeveria shpenzoi 4.2 milionë euro për koncertin, ndërsa, sipas tij, nuk jep llogari për çështje të tjera që lidhen me administrimin e parave publike.
“Nuk bëjnë transparencë, ashtu si nuk ka transparencë për mënyrën se si u ble shtëpia 140 mijë euro. Na quajnë palaço, por ne protestojmë paqësisht, jo si Balla dhe Rama më 21 janar”, u shpreh protestuesi.
Ai ngriti gjithashtu shqetësime për projektet infrastrukturore, duke përmendur rrugën Elbasan–Librazhd, për të cilën tha se është shkatërruar, si dhe Aeroportin e Vlorës, që sipas tij rrezikon të përfundojë në arbitrazh.
Në përfundim, protestuesi akuzoi kryeministrin se nuk ka mbajtur premtimet e dhëna kur mori pushtetin.
“Rama erdhi me premtime të mëdha, por largoi 95 për qind të shqiptarëve”, tha ai.
Lini një Përgjigje