TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Korrik 2023, 15:40

Zjarret në Greqi, paralajmëron Mitsotakis: Kriza klimatike do të shfaqet kudo me fatkeqësi më të mëdha

Shkruar nga Pamfleti

Zjarret në Greqi, paralajmëron Mitsotakis: Kriza klimatike do të

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i tha parlamentit se vendi është në luftë me zjarret.

Ai gjithashtu paralajmëroi se kriza klimatike tashmë ka zbarkuar në Mesdhe dhe ajo do të shfaqet kudo me fatkeqësi më të mëdha.

“Për javët e ardhshme ne duhet të jemi në gatishmëri të vazhdueshme. Jemi në luftë, do të rindërtojmë atë që kemi humbur, do të dëmshpërblejmë ata që u lënduan...Kriza klimatike është tashmë këtu, ajo do të shfaqet kudo në Mesdhe me fatkeqësi më të mëdha”., tha kryeministri grek, raporton Reuters.

Operatorët turistikë rikthyen në shtëpi rreth 1,500 pushues në fillim të një evakuimi masiv nga zjarret në ishullin grek të Rodosit të hënën, tha Reuters.

Zyrtarët thanë se kërcënimi i zjarreve të mëtejshme ishte i lartë në pothuajse çdo rajon të vendit.

Ryanair tha se fluturimet e saj drejt dhe nga Rodos po funksiononin normalisht dhe se po monitoronte situatën të hënën. Shefi ekzekutiv i linjës ajrore, Michael O'Leary, tha se Ryanair nuk kishte parë pasagjerë që kërkonin të anulonin fluturimet për në Rodos gjatë fundjavës, duke qenë se zjarret ishin më shumë në jug të ishullit dhe në aeroport dhe në shumicën e vendpushimeve në veri.

 

zjarret në greqi paralajmëron mitsotakis

Lini një Përgjigje