TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Maj 2023, 16:04

Zgjedhjet në Turqi/ Sulmohet deputeti i opozitës, tensionohet situata në disa qendra votimi

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Turqi/ Sulmohet deputeti i opozitës, tensionohet situata

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Turqi duket se nuk po shkon aq i qetë, pasi raportehot se në disa zona ka pasur tensione dhe dhunë.  Sipas informacioneve të Cumhuriyet, një deputet nga partia e Kemal Kilicdaroglu është sulmuar. Konkretisht, sipas nënkryetarit të grupit parlamentar të Partisë Popullore Republikane (CHP) Ozgur Ozel, deputeti i partisë, Ali Sheker dhe përfaqësues elektoral të partisë janë sulmuar në një fshat të Sanliurfas.

Lajmi u bë i ditur nga Ozel me anë të një postim në Twitter,  ku tha se pasi deputeti i Stambollit nuk ishte dakord me parregullsitë në procesin zgjedhor, kjo solli sulmin ndaj përfaqësuesve të opozitës dhe thyerjen e celularëve.

Deputeti është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë. Sipas kryetarit të Komisionit të Lartë Zgjedhor, rezultatet pritet të shpallen të dielën në mbrëmje.

Ahmet Gener tha se numërimi zgjati më shumë më 14 maj sepse votimi përfshinte 24 parti politike që konkurronin për parlament dhe katër kandidatë që konkurronin për presidencën.

Meqenëse në këto zgjedhje konkurrojnë vetëm kandidatët presidencialë, ne rezultatet do të dalin më shpejt”, tha ai, duke shtuar se votimi po ecën pa probleme.

Kujtojmë se Turqia sot po zhvillon raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, pasi raundi i parë shkoi në balotazh duke qenë se asnjë nga kandidatët për president nuk mori mbi 50 për qind të votave të nevojshme për tu ngjitur në krye të shtetit.

turqi zgjedhjet tensione

Lini një Përgjigje