TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Gusht 2025, 19:50

Zelensky: Gati për zgjedhje, por jo në kohë lufte; batuta e Trump me Presidentin ukrainas

Shkruar nga Pamfleti

Zelensky: Gati për zgjedhje, por jo në kohë lufte; batuta e Trump

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u shpreh se është gati që Ukraina të shkojë në zgjedhje politike, por jo pa mbaruar lufta.

Kjo deklaratë e Zelensky ka sjellë një batutë nga Presidenti amerikan Trump, që e pyeti homologun e tij ukrainas: "pra, ajo që po thoni është se pas tre vitesh, nëse jemi në luftë, nuk do të ketë zgjedhje të tjera?".

Zelensky qeshi në përgjigje.

Presidenti ukrainas ka shmangur komentet lidhur me pyetjen nëse është i gatshëm për lëshime territoriale.

"Ne kemi nevojë për një Ukrainë të fortë dhe të pajisur mirë. Çështja e armëve, trajnimit dhe inteligjencës varet nga ajo që do të na ofrojnë vendet e mëdha si SHBA-ja", tha Zelensky.

Lini një Përgjigje