Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, John Kirby ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndryshuar ende qëndrimin e tyre për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, duke qetësuar kështu situatën.
Ai gjithashtu tha se nuk pret që biseda e sotme mes presidentit amerikan Joe Biden dhe kryeministrit britanik Keir Starmer të rezultojë në një njoftim për një ndryshim të politikës amerikane në lidhje me përdorimin e raketave në territorin rus.
“Nuk ka asnjë ndryshim në pozicionin tonë në lidhje me sigurimin e Ukrainës me aftësinë për të goditur me armë me rreze të gjatë brenda Rusisë. Unë nuk do të prisja ndonjë njoftim të madh në këtë drejtim”, tha Kirby.
Lini një Përgjigje