Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili kohët e fundit përdor në mënyrë aktive rrjetin TikTok, publikoi një video në të cilën ai kalon nëpër autostradë duke lavdëruar sukseset e partisë së cilës deri vonë ishte kryetar.
Presidenti i Serbisë ka publikuar një video të re në llogarinë e tij në TikTok shihet në timon teksa ndez radion dhe fillon të kërcejë.
Përdoruesit e rrjeteve sociale e kuptuan se ai po kërcente me këngën “Rap das Armas”, e cila është e ndaluar në Brazil sepse lavdëron vrasjen e policëve në favela.
baš dosta starog materijala, publika će da negoduje pic.twitter.com/ScwWckpe75
— Radomir Martin™ (@radomir_martin) December 8, 2023
Por në fillim të videos, kreu i shtetit ndez radion dhe fillon të luajë një pjesë të këngës “Parapapapa”, për të cilën përdoruesit e rrjeteve sociale thonë se është një onomatope, më saktë një imitim i të shtënave ndaj policisë.
“Rap das Armas”, është një këngë që është e ndaluar në Brazil, pikërisht për këtë arsye – që promovon dhunën kundër forcave të rendit dhe ligjit. Kënga u bë shumë e njohur në atë vend falë filmit Elite Squad.
Filmi dhe kënga flasin për njësinë speciale të policisë që bastis çdo ditë favelat për të arrestuar narkotrafikantët, por edhe për armët e njohura mes tregtarëve, si dhe për konfliktet mes tregtarëve dhe policisë.
Kënga është realizuar nga MC Sidinjo dhe MC Doka, dy ndjekës të stilit proibidão – i cili është i ndaluar ligjërisht për glorifikim të aktiviteteve kriminale.
Prandaj, me gjithë popullaritetin e saj, kjo këngë nuk u luajt kurrë në radiot braziliane, ndërsa pas dy javësh u hoq nga CD-ja e filmit.
Pyetja e madhe është nëse presidenti i Serbisë ka ditur ndonjë gjë për këngën që gumëzhin me kaq gëzim. Në fakt, nuk dihet se çfarë është më e frikshme – se e dinte, pra këndon, apo se nuk e kishte idenë fare se për çfarë ishte kjo këngë rrënqethëse, shkruan Nova.rs.
pesma koju pevuši Vučić, zabranjena u Brazilu presudom suda
— Sasa Pesic (@sasapesicle) December 8, 2023
tema ubijanje policajaca u favelama
iz brazilske serije Tropa de elite
šta bi sutra bilo u srpskim medijima da je neko iz opozicije ovo pevao? pic.twitter.com/SHLToQlBjC
Lini një Përgjigje