
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka ftuar sërish këtë mbrëmje partitë opozitare për bisedime, në një tentativë për të shmangur dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme.
Në një intervistë për një media serbe Vuçiç tha se dera e presidencës është e hapur për ta, por shtoi se nuk do të bisedojë nën presione dhe shantazhe.
“Unë kërkoj nga deputetët e partisë në të cilën jam dhe të tjerët nga qeveria që të mos e bëjnë këtë. Duhet të përgjigjemi me përgjegjësi, jo marrëzi. Unë nuk kam asnjë kërkesë për këta të tjerët përveç faktit që dua të flas dhe dyert e Presidencës janë të hapura për ta, por nuk flas nën presion, shantazh dhe kërcënim. Dhe sa i përket dorëzimit të pushtetit në duart e tyre, u pëlqeu që ata ishin ata. Ata nisin nga vetja dhe nuk dinë çfarë të bëjnë dhe bëjnë kërkesa gjithnjë e më të pakuptimta dhe e shmangin fjalën radikalizim, por përdorin acarim, a thua se do të rrahin dikë”, tha Vuçiç në TV Happy.
Lini një Përgjigje