TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Nëntor 2025, 11:49

Vuçiç në panik: Rafineria serbe drejt fikjes; amerikanët mbajnë ndezur fitilin e krizës së madhe energjetike në Beograd

Shkruar nga Diplomatico | Pamfleti.net

Vuçiç në panik: Rafineria serbe drejt fikjes; amerikanët

Katër ditë përpara kolapsit: Sanksionet amerikane ndaj NIS-it rrezikojnë karburantin, bankat dhe stabilitetin ekonomik të Serbisë, një goditje që mund të tronditë gjithë Ballkanin...

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka ndezur alarmin më serioz të viteve të fundit: Rafineria e Naftës në Pançevë po punon në “cirkulacion të ngrohtë”, praktikisht në prag të fikjes, dhe Serbia ka vetëm katër ditë për të marrë një licencë shpëtimi nga autoritetet amerikane.

Sanksionet e SHBA-së, të vendosura ndaj Naftna Industrija Srbije (NIS) që prej 9 tetorit, kanë futur Beogradin në një spirale presioni ku goditja nuk kufizohet te energjia: kërcënohen bankat, zinxhiri i furnizimit, transporti, shëndetësia dhe siguria ekonomike e gjithë vendit.

Vuçiç e pranoi publikisht se nëse licenca nuk jepet, Serbia përballet me mbylljen e rafinerisë; një skenar që nuk është teknik, por politik, dhe që vjen si pasojë e lidhjeve energjetike të Beogradit me Moskën.

Kriza e Serbisë është një paralajmërim i qartë për rajonin. Në Ballkan, ku tregjet e karburanteve janë të ndërvarura, një fikje e rafinerisë së Pançevës do të sillte rritje çmimesh, mungesa furnizimesh dhe efekt domino edhe në vendet fqinje, përfshirë Shqipërinë.

Mesazhi i Washington-it është i hapur: Serbia ose rreshtohet me Perëndimin, ose do përballet me pasoja sistemike.

Një krizë e madhe energjetike në Beograd mund të rikthejë tensione ekonomike në të gjithë rajonin, dhe në këtë lojë, stabiliteti i furnizimeve shqiptare duhet të jetë prioritet kombëtar./Pamfleti

vuçiç në panik kriza energjetike në beograd

2 Komente

  1. B
    Bala

    Më mirë për ne që të mos marrim produkte ushqimore nga serbia! Serbia në krizë!

    1. F
      Feti Dema

      Serbia e ka një zgjidhje. Vëllami i tij Edi Rama mund ta furnizojë me naftë, sikurse bëri Berisha për Milosheviçin.

      Lini një Përgjigje