TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Qershor 2023, 11:04

Vrasja makabre e 16 vjeçares në Itali, arrestohet adoleshenti nga Sri Lanka

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja makabre e 16 vjeçares në Itali, arrestohet adoleshenti nga
Viktima Michelle Maria Gauso

Një 17 vjeçar nga Sri Lanka është arrestuar nga policia në Itali pasi akuzohet për vrasjen e 16 vjeçares Michelle Maria Gauso.

Adoleshenti me orgigjinë nga Sri Lanka është dërguar në komisariat ku po jep dëshminë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Primavalle.

Ditën e djeshme trupi i pajetë i të miturës italiane u gjet në një karrocë supermarketi pranë një koshi mbeturinash. Mediat e huaja raportojnë se në trupin e saj kishte plagë të shkaktuara nga goditjet e shumta me thikë.

Alarmi për ngjarjen u ngrit nga një fqinj i të riut. Ai pa djalin që po dilte nga apartamenti ku jeton me nënën me një karrocë që pikonte gjak. Fqinji njoftoi menjëherë policinë dhe efektivët gjetën karrocën pranë koshit të mbeturinave.

I riu, akuzohet se ka goditur me thikë vajzën, e ka mbyllur në një qese të madhe plastike të zezë dhe ka tentuar të heqë qafe trupin duke e transportuar në një karrocë pazari në kazanët në via Stefano Borgia. Hipoteza se të dy ishin të lidhur në mënyrë romantike dhe se viktima ishte shtatzënë u mohua nga hetuesit.

 

itali arrestim adoleshent vrasje

Lini një Përgjigje