
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov duke folur sa i takon vizitës së Jens Stoltenberg në Kiev, tha se parandalimi i pranimit të Ukrainës në NATO, mbetet një nga qëllimet kryesore të operacionit special ushtarak.
Ai shtoi gjithashtu se Moska nuk ka ndonjë informacion lidhur me perspektivat e anëtarësimit të Ukrainës në aleancë
“Sigurisht duhet të ndalojmë anëtarësimin e Ukrainës në NATO sepse, në të kundërt kjo do të përbëjë një kërcënim serioz, domethënës për sigurinë e vendit tonë. Kremlini nuk ka vlerësime të perspektivave”, tha zëdhënësi, duke iu përgjigjur pyetje të gazetarëve.
Sipas një burimi diplomatik në Bruksel, vizita e Stoltenberg në Kiev është bërë elementi përfundimtar i përgatitjes për takimin e grupit të kontaktit për Ukrainën në bazën ajrore Ramstein të Gjermanisë më 21 prill.
Lini një Përgjigje