TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Dhjetor 2025, 21:57

Viti 2025 me ngjyrat e satirës, liderët botërorë në pasqyrën e karikaturës (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

 

Viti 2025 me ngjyrat e satirës, liderët botërorë në
Donald Trump dhe tregu amerikan i obligacioneve (12 prill 2025). Ilustrim: Martin Rowson/The Guardian

Nga Trumpi te Putin, karikaturat që zbuluan fytyrat e vërteta të pushtetit

Viti 2025 nuk ishte thjesht një kapitull tjetër i historisë politike globale, ishte një vit grotesk, i stërmbushur me ngjarje që tejkaluan çdo imagjinatë, dhe që u shënjuan mjeshtërisht nga lapsi sarkastik i karikaturistëve. Nga një Donald Trump që i ngjan gjithnjë e më shumë një personazhi të filmit “James Bond”, e deri te një princ që rrëzohet nën peshën e skandaleve, artistët e satirës politike nuk patën asnjë ditë pushim. Ndërsa liderët botërorë përpiqeshin të ruanin një grimë respekti në skenën ndërkombëtare, karikaturat ua zhveshën maskat me cinizëm dhe të vërteta therëse. Në këtë retrospektivë vizuale të vitit, më shumë se fjalët, janë vizatimet ato që dëshmojnë absurdin dhe ankthin e një epoke që mezi po mban veten.

Viti 2025 me ngjyrat e satirës, liderët botërorë në
Virginia Giuffre (3 nëntor 2025). Ilustrimi: Ella Baron

Ella Baron: Një vit në të cilin kam vizatuar shumë karikatura për njerëz të fuqishëm që veprojnë pa u ndëshkuar, rënia e Andrew Mountbatten-Windsor më spikati si një fitore e rrallë për drejtësi dhe llogaridhënie. Humori i zi duket jetësor për të nxjerrë në pah gjithçka që po shkon keq, por gjithashtu jam përpjekur të vizatoj karikatura që nxjerrin në pah arsye për shpresë, të tilla si armëpushimi i brishtë në Gaza ose fitorja e Zohran Mamdani në Nju Jork.

Viti 2025 me ngjyrat e satirës, liderët botërorë në
Marshimi i nacionalizmit në politikën kryesore (6 shtator 2025). Ilustrim: Martin Rowson

Martin Rowson: Viti 2025 ka qenë i jashtëzakonshëm jo për ato që kam vizatuar, por për ato që nuk kam vizatuar. Në 40 vite si karikaturist, nuk kam parë ndonjëherë një qeveri kaq anonime, ku askush nuk njeh 95% të kabinetit (përveç Wes Streeting, me “fytyrë si pastrimi i plotë brazilian”). Qoftë kjo për shkak të manovrave të Morgan McSweeney-t apo sepse po fshihen derisa të përfundojë kjo makth, nuk ka rëndësi: është një tragjedi. Potenciali humoristik i shpërdoruar nga dikush si Pat McFadden – që duket njësoj si Vdekja në një pikturë të Brueghelit – është një turp kombëtar.

Nicola Jennings:  Këtë vit kam vizatuar më shumë Donald Trump dhe Vladimir Putin se çdo njeri tjetër. Nuk janë persona që dua të mendoj për ta apo t’i shoh, por askush nuk i shpëton satirës, dhe të dy janë mjaftueshëm të neveritshëm për të nxjerrë karikatura të mira. I përçmoj, por i vizatoj me kuriozitet dhe sy analitik. Karikatura nuk ka të bëjë vetëm me tiparet, por me shprehjet. Fytyra e Trump është shumë ekspresive, ndërsa ajo e Putinit qëndron e ngrirë – vetëm goja i lëviz, ndaj përqendrohem tek shikimi i tij i ftohtë.

Viti 2025 me ngjyrat e satirës, liderët botërorë në
Çfarë ka në tryezë për Trumpin dhe Putinin (17 shkurt 2025). Ilustrim: Nicola Jennings/The Guardian

Qëllimi im është të tall, të deshifroj buzëqeshjet dhe vështrimet e tyre, për të nxjerrë në dritë motivet e atyre që kanë pushtet. Edhe pse nuk besoj se karikaturistët mund të rrëzojnë qeveri, mendoj se mund të ndikojmë në mënyrën si publiku i sheh figurat politike – dhe këto perceptime ngjiten. Megjithatë, jam e sigurt që të vizatosh Trump kaq shumë herë dëmton shpirtin, ndaj po planifikoj ta padis për 10 miliardë dollarë.

Viti 2025 me ngjyrat e satirës, liderët botërorë në
Vdekje nga uria në Gaza (25 korrik 2025). Ilustrim: Ben Jennings/The Guardian

Ben Jennings: Ky vit ka qenë si të shikosh përsëritje të lajmeve të vjetra ndërkohë që je i lidhur në një karrige dentisti duke të të hequr dhëmbët një nga një. Gjithçka dukej e dhimbshme dhe e njohur: nga tmerret e paimagjinueshme në Gaza, te gjakderdhja e vazhdueshme në Ukrainë, ngritja e Nigel Farage dhe “Donald Trump 2.OH-JO”. Kishim edhe më shumë zbulime për (ish-princin) Andrew dhe një qeveri laburiste që po përpiqet të rikthejë masat shtrënguese ekonomike.

Viti 2025 me ngjyrat e satirës, liderët botërorë në
Qëndrimi i ri i Keir Starmer mbi imigracionin (13 maj 2025). Ilustrim: Ben Jennings/The Guardian

Për karikaturistët sfida më e madhe ishte të kishin diçka të re për të thënë në një vit që shpesh ndihej si një makth i përsëritur. Por karikatura mbetet një medium i fuqishëm dhe i gjithanshëm për të kapur klimën e nxehtë të kohës që po jetojmë – si në kuptimin figurativ, ashtu edhe literal. Të përpiqesh të distilosh kaosin në një imazh të vetëm dhe të nxjerrësh një të qeshur aty-këtu. Zot, sa shumë na duhet! /Përshtati "Pamfleti" nga "The Guardian"

 

Lini një Përgjigje