
Silvio Berlusconi u nda sot nga jeta, por ai ka lënë pas një pasuri të tërë dhe një perandori biznesesh. Rrjeti i mediave “Mediaset” u ngrit prej tij, ndërsa më pas krijoi shtëpinë botuese “Mondadori” dhe po ashtu ka pasur në pronësi klube futbolli. Fillimisht ishte Milani, ndërsa tani Monza.

Ai zotëron një pasuri prej 4.9 miliardë euro, sipas të dhënve të deklaruar prej tij në vitin 2021, ndërsa dividentët e fitmeve nga kompanitë shkojnë në 150 mln euro. Berlusconi ka 61% të aksioneve në biznese, pasi pjesa tjetër është në duart e 5 fëmijëve të tij. Por sa është vlera e të gjitha pronave dhe llogarive bankare që ai lë trashëgim? Sipas të dhënave mund të flitet për rreth 4 apo 5 miliardë euro aktualisht.

Ai njihet për vilat e tij luksoze. Vilat e mëdha të Silvio Berlusconit ndahen në ato që i përkasin aseteve të tij personale dhe në ato që zotërohen përmes “Dolcedrago”, kompania që zotëron dhe menaxhon pronat e tij. Asetet personale përfshijnë Villa Campari, e vendosur në liqenin Maggiore, Ville Due Palme në Lampedusa, Villa Belvedere në Macherino dhe vila e famshme San Martino në Arcore. Ndërsa, përmes Dolcedrago, ai zotëron Villa Lampara në Kanë, Villa Certosa dhe Villa Tattilio në Porto Rotondo dhe Villa Zeffirelli në Romë.

Përveç Dolcedrago-t të lartpërmendur, për biznesin në sektorin e pasurive të paluajtshme, ka shumë kompani që Silvio Berluscon. Fininvest, të cilën ai e themeloi vetë, është kompania që zotëron departamentin e kapitalit të familjes. Përmes kësaj, ajo kontrollon ose ka aksione në Mfe - MediaForEurope (rreth 50%), Mondadori (53%), Banca Mediolanum (rreth 30%) dhe 100% të Teatro Manzoni dhe Monza football.

Pasuria e tij tani do ndahet mes 5 fëmijëve të tij dhe 16 nipërve dhe mbesave që ai ka.



Lini një Përgjigje