TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Shkurt 2024, 20:37

Vijojnë përplasjet mes Klitschko dhe Zelenskyt, kryebashkiaku i Kievit kërkon shpjegim për shkarkimin e komandantit të ushtrisë!

Shkruar nga Pamfleti

Vijojnë përplasjet mes Klitschko dhe Zelenskyt, kryebashkiaku i Kievit

Ditën e djeshme shefi i ushtrisë së Ukrainës Valery Zaluzhny u shkarkuar nga presidenti ukrainas,  Volodymyr Zelensky me arsyetimin se kishte ardhur koha për riformatim.

Por kjo arsye nuk është bindëse për kryebashkiakun e Kievit, Vitali Klitschko i cili i bëri thirrje Zelenskyt që të japë shpjegime për arsyet e shkarkimit të komandantit ukrainas.

"I jam mirënjohës gjeneralit Valery Zaluzhny për shërbimin e tij ndaj Ukrainës dhe përkushtimin për mbrojtjen e kombit tonë. Falë tij, ukrainasit kanë dhënë besim të vërtetë në Forcat tona të Armatosura, të cilat aktualisht gëzojnë nivelin më të lartë të besimit të publikut", tha ai.

Ai tha se ishte "i sigurt" se komandanti i ushtrisë popullore do të lundronte përmes kësaj sfide me hir, teksa theksoi se autoritetet i detyrohen një shpjegim popullit.

"Unë besoj se autoritetet do t'i japin publikut shpjegime për ndryshime të tilla. Veçanërisht gjatë luftimeve të ashpra në vijat e para dhe nevojës për të mbajtur një bashkëpunim efektiv me partnerët e huaj, uniteti i shoqërisë sonë mbështetet në autoritetet që mund t'i besojë", tha ai.

Kujtojmë se vazhdimisht ka pasur përplasje mes Klitschko dhe Zelenskyt që nga nisja e luftës në Ukrainë, me presidentin që ka tentuar disa herë që ta shkarkojë kryebashkiakun e Kievit.

zelensky klitschko

Lini një Përgjigje