TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Qershor 2023, 11:39

Vendim historik/ Gjykata e Londrës rrëzon qeverinë britanike për azilkërkuesit: Dërgimi i emigrantëve në Ruanda i paligjshëm

Shkruar nga Pamfleti
Vendim historik/ Gjykata e Londrës rrëzon qeverinë britanike
Kryeministri britanik Rishi Sunak dhe Sekretarja e Brendshme Suella Braverman

Gjykata e Apelit në Londër ka vendosur që politika e qeverisë britanike për të dërguar azilkërkuesit në Ruanda është e paligjshme, raporton BBC.

Azilkërkuesit dhe një organizatë bamirëse fituan sfidën e tyre kundër planit të qeverisë për azilin në Ruandë.

Qeveria britanike dëshiron të dërgojë azilkërkues në vendin e Afrikës Lindore, pjesërisht për të penguar kalimet me varka të vogla.Në dhjetor, Gjykata e Lartë hodhi poshtë një sërë sfidash ligjore ndaj planit të qeverisë, por disa azilkërkues individualë dhe organizata bamirëse "Asylum Aid" e çuan çështjen në Gjykatën e Apelit

Dhe sot gjykata ka vendosur që ankesa është e lejuar dhe qeveria ka humbur çështjen.

Tre gjyqtarët arritën në përfundimin se mangësitë në sistemin e azilit në Ruandë nënkuptonin se ekzistonte një "rrezik real” si rrjedhojë, azilkërkuesit mund të ktheheshin në vendin e tyre - dhe më pas të përballeshin me persekutim ose ndonjë tjetër trajtim çnjerëzor atje.

Ky vendim u kundërshtua menjëherë nga Ruanda ku zëdhënësja e qeverisë kërkoi që vendi i saj të cilësohej si një ndër vendet më të sigurta në botë.

Në fillim të kësaj jave, Ministria e Brendshme publikoi një vlerësim të ndikimit ekonomik të projektligjit të qeverisë për migrimin e paligjshëm - duke përfshirë planin e Ruandës.

Ministria vlerësoi se dërgimi i një emigranti në një "vend të sigurt" si Ruanda mund të kushtojë 63,000 £ më shumë sesa mbajtja e tyre në vend.

Për dërgimin e emigrantëve në Ruanda ka pasur një sërë polemikash. Braverman ka qenë ajo që vazhdimisht e ka dashur një gjë të tillë, ndërsa pala opozitare britanike e konsideronte çnjerëzore dhe imorale.

Më herët, ministrja britanike gjatë vizitës së saj në kryeqytetin e Ruandës, Kigali e ka cilësuar bekim dërgimin e emigrantëve atje.

Kujtojmë që Mbretëria e Bashkuar ka qenë e ashpër sa i përket kthimit të emigrantëve shqiptarë, që kanë hyrë ilegalisht në ishullin britanik.

Vendim historik/ Gjykata e Londrës rrëzon qeverinë britanike

gjykata e londrës rrëzon qeverinë britanike për azilkërkuesit

Lini një Përgjigje