
Izraeli ka mohuar të ketë lidhje me vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi.
Një zyrtar i lartë izraelit, tha se vendi nuk ishte i përfshirë në asnjë mënyrë në vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi dhe ministrit të tij të jashtëm Hossein Amir Abdollahian.
“Nuk ishim ne”, tha ai, i cili kërkoi anonimitetin.
Të gjitha indikacionet aktualisht janë se helikopteri është rrëzuar për shkak të motit të keq.
Irani dhe Izraeli janë armiq prej kohësh, në kundërshtim të fortë ndaj zhvillimit të programit bërthamor të Teheranit.
Irani ka mbështetur, financuar dhe trajnuar disa grupe përfaqësuese në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme në shkallë të ndryshme, duke përfshirë Hamasin në Gaza, Houthis në Jemen, Hezbollah në Liban dhe një numër fraksionesh të tjera me bazë në Siri dhe Irak.
Lini një Përgjigje