TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Maj 2023, 11:36

Varoufakis: “Erdoganizmi” i Greqisë tashmë ka përfunduar!

Shkruar nga Pamfleti
Varoufakis: “Erdoganizmi” i Greqisë tashmë ka
Yanis Varoufakis

Duke iu referuar kryeministrit dhe liderit të Nea Demokratia, Kyriakos Mitsotakis, Varoufakis tha, "Mitsotakis Ltd.” fabrikoi një disfatë dërrmuese për popullin"

Ka qenë i fortë reagimi i ish-ministrit të Financave të Greqisë, profesorit të njohur të ekonomisë dhe lider i së majtës ‘Mera25’.

Siç bën të ditur gazeta kryesore greke, Kathimerini, Varoufakis pati një koment shumë të hidhur pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 21 majit, pasi harta e Greqisë u lye e gjitha blu, me ngjyrën e Nea Demokratia të Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

"Erdoganizmi dhe Orbanizmi i Greqisë tani ka përfunduar," tha ish-ministri i financave Yanis Varoufakis, në reagimin e tij të parë ndaj rezultateve të zgjedhjeve që panë partinë e tij MeRA25 në vendin e 8-të duke humbur përfaqësimin në parlament.

Duke iu referuar kryeministrit dhe liderit të Nea Demokratia, Kyriakos Mitsotakis, Varoufakis tha, "Mitsotakis Ltd.” fabrikoi një disfatë dërrmuese për popullin", të cilën ai ia atribuoi kryesisht "udhëheqjes së SYRIZA", e cila hodhi poshtë një ofertë të propozuar dy vjet më parë për të bashkëpunuar në një fushatë të përbashkët me të gjitha partitë e opozitës.

“Pikërisht ai vendim ka rezultuar deçiziv në këtë cunami të pabesueshëm konservatorizmi”, tha udhëheqësi i MeRA25.

Varoufakis shtoi se partia e tij do ta shqyrtonte rezultatin në mënyrë kritike dhe të pakursyer pasi donte të nderonte votuesit që besuan në MeRA25 dhe dolën për të votuar.

“Pavarësisht nëse jeni dakord apo jo, ju duhet të pranoni se programi koheziv qeverisës i partisë është një program vërtet interesant dhe i dobishëm, një kontribut në dialogun publik”, vuri në dukje ai, duke shtuar se programi do të rishikohet dhe do të paraqitet sërish.

I pyetur nëse do të bashkëpunonte me parti të tjera në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, Varoufakis tha: “Në asnjë rrethanë. Ju e dini shumë mirë se në mes të fushatës nuk ka opsione për një marrëveshje programore – marrëveshjet afatshkurtra i kemi refuzuar që në fillim”./Pamfleti

yanis varoufakis zgjedhjet ne greqi erdoganizmi

Lini një Përgjigje