Presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky tha të enjten se nuk kishte parë ndonjë plan paqeje nga Kina, por shtoi se do të mirëpriste një takim midis Ukrainës dhe Kinës.
"Ne do të donim të takoheshim me Kinën," tha ai gjatë një konference për shtyp në Kiev me kryeministrin spanjoll vizitues, Pedro Sanchez, në prag të përvjetorit të parë të pushtimit rus të Ukrainës.
Njoftimi erdhi disa ditë pasi sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi Kinën për pasojat nëse ofron mbështetje materiale për pushtimin rus të Ukrainës. Ndërkohë që presidenti kinez, Xi Jinping pritet të mbajë një "fjalim paqeje" nesër, një vit pas pushtimit rus.
Më herët të enjten, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleanca kishte parë shenja se Kina po konsideronte furnizimin me armë për Rusinë dhe paralajmëroi Pekinin kundër ndërmarrjes së ndonjë hapi të tillë. Kjo situatë ka rritur frikën e Perëndimit, pasi një partneritet Putin-Xi Jinping do të ishte telash i madh.
Lini një Përgjigje