
Këshilltari i presidentit ukrainas, Andriy Yermak, ka përsëritur thirrjet dhe nevojën e Kievit për të pasur avionë luftarakë më të rinj, si ato F-16 për t’i bërë ballë agresionit rus.
Yermak, një nga këshilltarët e Volodymyr Zelenskyy, tha se një modernizim i mbrojtjes ajrore të Kievit ishte i nevojshëm për të parandaluar sulmet ruse të cilat përdorin sisteme raketash të telekomanduara.
Керовані авіабомби – це черговий інструмент російських терористів, яким вони вбивають цивільних українців.
— Andriy Yermak (@AndriyYermak) April 11, 2023
Нам потрібна сучасна авіація і ПРО, щоб врятувати українців і не дати ворогу більше можливостей для використання керованих авіабомб.
Ukraina ka kërkuar prej kohësh që avionët luftarakë perëndimorë të forcojnë forcat e saj ndërsa planifikon një kundërofensivë, por thirrjet janë pritur me hezitim deri më tani.
Ministri danez i Çështjeve Ekonomike, Troels Lund Poulsen ka thënë se një vendim nga vendet perëndimore për këtë çështje mund të vijë "para verës", por ende nuk ka një konfirmim.
SHBA dhe aleatët e saj evropian i druhen dërgimit të avionëve luftarak, pasi kjo mund të nxisë Moskën për të zgjeruar konfliktin përtej territorit ukrainas. Deri më tani SHBA është justifikuar me idenë se duhet shumë kohë që pilotët ukrainas të trajnohen për të përdorur avionët e saj të avancuar F-16.
Lini një Përgjigje