
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka prezantuar planin për rritje të shpenzimeve publike, i cili shihet si përpjekje për të rritur bazën e votuesve, pak para zgjedhjeve.
Në planin e Erdoganit përfshihen ulja e taksave, rritja e pagave, subvencione për energjinë dhe më shumë punë qeveritare. Në nisje të fushatës së tij zgjedhore në Ankara, Erdogan është zotuar edhe për ndarje të fondeve në “mega-projekte”, përfshirë ato në mbrojtje.
Ai është zotuar edhe për ulje të normës së inflacionit dhe rritje ekonomike. Këto premtime janë bërë në kohën e rritjes rekorde të çmimeve të jetesës dhe vështirësive ekonomike, të cilat Turqia nuk i ka përjetuar në dy dekada.
E gjithë kjo situatë përbën sfidë për të në zgjedhjet e 14 majit dhe në një kohë kur sondazhet sugjerojnë garë të ngushtë në mes të Erdoganit dhe liderit opozitar, Kemal Kılıçdaroglu.
Lini një Përgjigje