TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Qershor 2024, 18:12

U kërcënua nga Hezbollahu, Qipro distancohet nga Izraeli: Në asnjë mënyrë s’jemi të përfshirë në konflikt!

Shkruar nga Pamfleti

U kërcënua nga Hezbollahu, Qipro distancohet nga Izraeli: Në

Qiproja reagoi e befasuar të enjten ndaj paralajmërimeve nga Hezbollahu i Libanit se ishulli mund të përfshihej në konflikt nëse do të vijonte të ndihmonte Izraelin në konflikt.

Qipro u shënjetstrua nga shefi i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, i cili tha se vendi mund të shënjestrohej nëse lejonte Izraelin të përdorte objektet e tij ushtarake në rast të një sulmi në Liban.

“Republika e Qipros nuk është në asnjë mënyrë e përfshirë në konflikt lufte”, u përgjigj presidenti qipriot Nikos Christodoulides, duke i përshkruar komentet e Nasrallah si “jo të këndshme”.

BE-ja gjithashtu komentoi kërcënimet e ndaj Qipros, duke thënë se çdo kërcënim ndaj Qipros është kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj gjithë BE-së. 

Çdo kërcënim kundër shtetit tonë anëtar është kërcënim kundër BE-së”, tha një zëdhënës.

Qiproja e ka parë gjithmonë veten si mbi politikën e fqinjëve të saj dhe ka ofruar strehë për dhjetëra mijëra libanezë që iknin nga lufta civile në vitet 1970 dhe 80, raportoi Reuters.

Lini një Përgjigje