TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Shtator 2025, 17:36

Trump thyen protokollin në Britani, vonohet 21 minuta dhe nuk përkulet para çiftit mbretëror

Shkruar nga Pamfleti

Trump thyen protokollin në Britani, vonohet 21 minuta dhe nuk përkulet

Mbreti Charles III, Mbretëresha Camilla, Princi William dhe Princesha Kate pritën sot presidentin e SHBA Donald Trump dhe gruan e tij Melania në Britani, duke shënuar kështu vizitën e dytë historike shtetërore të presidentit amerikan.

Mediat britanike shkruan se se presidenti amerikan dhe Zonja e Parë e SHBA-së thyen protokollin mbretëror sapo mbërritën në Kështjellën Windsor.

Trump mbërriti me helikopterin ‘Marine One’ në Kopshtin e Muruar të Windsor 21 minuta pas kohës së planifikuar, e cila ishte planifikuar në orën 11:55.

Trump thyen protokollin në Britani, vonohet 21 minuta dhe nuk përkulet

Mbërritja e çiftit Trump u shoqërua me kolonë muzikore nga Kalorësia Familjare, e cila mbante veshur uniforma zyrtare të dizenjuara në shekullin e 17-të dhe të bëra prej fije ari të pastër.

Sapo Trump përshëndeti Princeshën e Uellsit, e cila së bashku me Princin William ishin të parët që përshëndetën presidentin amerikan, sipas një lexuesi buzësh, ai i tha Kate: "Je e bukur".

Por Donald dhe Melania Trump nuk u përkulën para çiftit mbretëror. Pastaj të katërt ecën drejt Shtëpisë Victoria, ku takuan mbretin dhe mbretëreshën.

Presidenti amerikan e theu protokollin për herë të dytë, pasi si ai ashtu edhe Melania shtrënguan duart me Charlesin dhe Camillan, por asnjëri prej tyre nuk u përkul, siç është zakoni.

Edhe pse ky veprim është zyrtarisht kundër protokollit, një ekspert mbretëror i shpjegoi medias britanike “Express” se familja mbretërore nuk ofendohet nga një gjest i tillë, gjë që e kanë bërë edhe presidentë të tjerë amerikanë.

Lini një Përgjigje