Presidenti amerikan po i referohej videos së majit 2025, në të cilën Brigitte Macron dukej duke e qëlluar presidentin francez pak para se të zbrisnin nga avioni presidencial në Vietnam.
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar sërish Emmanuel Macron për pozicionin e tij lidhur me zhvillimet në konfliktin me Iranin, gjatë një aktiviteti të zhvilluar të enjten në Shtëpinë e Bardhë, pak para një fjalimi ku deklaroi se lufta mund të zgjasë edhe disa javë.
Në fjalën e tij, Trump foli për aleatët në NATO dhe tha se Shtetet e Bashkuara nuk kishin nevojë për ta, por shtoi se megjithatë kishte kërkuar përfshirjen e tyre.
Më tej, ai iu drejtua drejtpërdrejt presidentit francez me komente personale, duke përmendur marrëdhënien e tij familjare dhe një episod të bërë publik më herët. Kjo deklaratë shkaktoi reagime me të qeshura mes të pranishmëve në sallë.
Referenca lidhej me një video të publikuar në maj të vitit 2025, ku Brigitte Macron shihej duke goditur lehtë presidentin francez pak para zbritjes nga avioni presidencial në Vietnam.
Deklaratat e Trump vijnë në një moment kur qëndrimet e vendeve aleate për konfliktin me Iranin vijojnë të mbeten të ndryshme.
Trump mocks Macron again:
— Clash Report (@clashreport) April 1, 2026
I called up France, Macron, whose wife treats him extremely badly and he’s still recovering from the right to the jaw. pic.twitter.com/bEJgfKaVRg
Pas këtij raporti, Trump vazhdoi duke thënë: “I thashë, ‘Emmanuel, do të donim të kishim ndihmë në Gjirin Persik, edhe pse kemi një rekord të shkatërrimit të të këqijve dhe raketave balistike. Do të donim të kishim ndihmë. Nëse mundesh, a mund të dërgosh anije menjëherë?’ Ai më tha, ‘Jo jo jo, nuk mund ta bëjmë këtë, Donald. Mund ta bëjmë këtë pasi të fitohet lufta’, dhe unë i thashë, ‘Jo jo, nuk kam nevojë për të pasi të fitohet lufta, Emmanuel.’”
“Kështu mësova për NATO-n NATO nuk do të jetë atje nëse ndonjëherë do të kemi NATO-n e madhe, e dini çfarë dua të them me atë të madhen”, tha zoti Trump, pa dhënë hollësi.
Lini një Përgjigje