Donald Trump, manjati i pronave i shndërruar në President i SHBA-ve, ka bërë një tjetër dekalaratë shokuese, pas planit për spastrimin e Gazës nga palestinezët.
Këtë herë plani është për 'spastrimin' e Ukrainës, të cilën Trump ka deklaruar ditën e djeshme se një ditë mund të bëhet toke ruse, nëse SHBA nuk merr mbrapsht paratë e dërguara Kievit.
Trump gjithashtu në dëshirat e tij të ndikara nga jeta para politikës, nuk harroi të vërë në dukje se ai kërkon akses të privilegjuar të SHBA-së në tokat me mineralet e rralla ukrainase në këmbim të ndihmës ushtarake amerikane që vazhdon të rrjedhë në Kiev për t'iu kundërvënë Rusisë.
“Dua që paratë tona të jenë të sigurta sepse shpenzojmë qindra miliarda dollarë. Ata mund të arrijnë një marrëveshje, ata mund të mos arrijnë një marrëveshje.Mund të bëhet ruse një ditë, mund edhe jo." tha presidenti amerikan gjatë një interviste me rrjetin televiziv Fox News , duke shtuar se ai i kishte kërkuar Kievit për toka me minerale të rralla me vlerë 500 miliardë dollarë, të cilat përdoren kryesisht për prodhimin e pajisjeve elektronike.
Tokat me mineralet e rralla janë një grup prej 17 metalesh që përdoren për të bërë magnet që e kthejnë energjinë në lëvizje për automjetet elektrike, telefonat celularë, sistemet e raketave dhe pajisje të tjera elektronike. Dhe nuk ka zëvendësues të mundshëm.
Një sulm i ri rus mbi objektet e sistemit energjetik mbrëmë detyroi qeverinë të vendosë 'kufizime' në furnizimin me energji elektrike.
Një ditë më parë presidenti Trump nënshkroi tarifat prej 25% për çelikun dhe aluminin, duke shtuar gjithashtu se po shqyrton shtrirjen e masës për makinat, produktet farmaceutike dhe çipat kompjuterikë.
Duke nënshkruar tarifat 25 për qind për çelikun dhe aluminin, Donald Trump sinjalizoi gjithashtu se do të konsiderojë vendosjen e tarifave shtesë për automobilat, produktet farmaceutike dhe çipat kompjuterikë.
Trump wants Ukraine to return all of the money the US gave to Zelensky, with implications of what’s to happen with his deal with Russia.
— Ian Miles Cheong (@stillgray) February 10, 2025
"They may be Russian some day, or they may not be Russian someday. But we're gonna have all this money in there, and I say I want it back." pic.twitter.com/mB0FSLYVc4
“Plani” i Donald Trump për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë thuhet se është zbuluar, përpara takimit të tij të përfolur me Vladimir Putinin.
Kushtet e një armëpushimi të mundshëm mund të përfshijnë ndalimin e përparimit të qëndrueshëm ushtarak të Rusisë në fushën e betejës dhe ndalimin e Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n.
Propozimi i SHBA-së pritet gjithashtu të kërkojë që Ukraina të pranojë sovranitetin rus në tokën e aneksuar, një lëshim që Volodymyr Zelensky ka të ngjarë të mos e bëjë.
Presidenti ukrainas ka hedhur poshtë çdo sugjerim për dhënien e territorit Rusisë, ndërsa Putin ka kërkuar që Ukraina të heqë dorë nga aspiratat e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.
Deri në vitin 2025, Rusia pushton një të pestën e Ukrainës, me rreth 3 deri në 3.5 milionë ukrainas që vlerësohet se jetojnë nën pushtim.
Arritja e një marrëveshjeje paqeje ditën e parë në Shtëpinë e Bardhë ishte politika e jashtme kryesore e Trump, një politikë e cila nuk ka treguar ndonjë rezultat deri më tani.
Ky “qëllim” u zhvendos më vonë në 100 ditët e tij të para në detyrë.
Plani i tij i vendosur për t’u shpallur në Konferencën e Sigurisë së Mynihut të javës së ardhshme, dyshohet se do të shihte një marrëveshje në fuqi për Pashkët.
Një telefonatë mes Zelensky dhe Putin në fillim të shkurtit pritet të nisë procesin, e ndjekur nga një takim mes të dyve në fillim të marsit./ Pamfleti
Lini një Përgjigje