TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Shtator 2025, 16:50

Trump paralajmëron një “marrëveshje historike” për Gazën: Pengjet mund të lirohen, lufta mund të ndalet

Shkruar nga Pamfleti

Trump paralajmëron një “marrëveshje historike”

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka habitur median dhe komunitetin ndërkombëtar me deklaratën e tij të papritur për një marrëveshje të mundshme që mund të sjellë fundin e luftës në Gaza dhe lirimin e pengjeve.

Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, pak para se të hipte në helikopterin presidencial “Marine One”, Trump tha: “Mendoj se kemi, ndoshta, një marrëveshje për Gazën. Jemi shumë afër… duket se kemi një marrëveshje. Do jetë një marrëveshje që do kthejë pengjet dhe do ndalë luftën”.

Ai nuk dha hollësi për natyrën e kësaj marrëveshjeje, kush janë palët përfituese apo se çfarë sakrificash janë bërë për ta arritur. Por sinjalet e dhëna përkojnë me përpjekjet e intensifikuara që po bëhen aktualisht në prapaskenë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, përmes një plani 21-pikësh që ka dalë nga Uashingtoni dhe që synon jo vetëm armëpushimin, por edhe një administrim afatgjatë ndërkombëtar të Gazës.

Burime ndërkombëtare flasin për një ristrukturim të tryezës së negociatave, ku përveç Izraelit dhe Hamasit, pritet të përfshihen edhe Egjipti, Katari dhe ndoshta Turqia si ndërmjetës të drejtpërdrejtë. SHBA dhe Bashkimi Evropian mbeten garantuesit ndërkombëtarë.

Lini një Përgjigje