TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Maj 2025, 21:30

Trump nënshkruan 4 urdhra ekzekutivë, ja si do ‘ringjallet’ energjia bërthamore në SHBA

Shkruar nga Pamfleti

Trump nënshkruan 4 urdhra ekzekutivë, ja si do

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi 4 urdhra ekzekutivë që synojnë, sipas një këshilltari, të "ringjallin" energjinë bërthamore në vend, ndërsa ai aspiron të katërfishojë prodhimin gjatë 25 viteve të ardhshme.

Presidenti republikan, i cili premtoi procedura "të shpejta dhe të sigurta", dëshiron kryesisht që shqyrtimi i një kërkese për të ndërtuar një reaktor të ri bërthamor të mos zgjasë më shumë se 18 muaj. Ai gjithashtu synon të reformojë Komisionin Rregullator të Energjisë Bërthamore dhe të rrisë minierat dhe pasurimin e uraniumit.

"Koha për reaktorë bërthamore ka ardhur", tha Trump në një konferencë për shtyp në Zyrën Ovale.

Sekretari i Brendshëm Doug Bergham, i cili ishte i pranishëm në nënshkrimin e urdhrave, tha se rreziku është "të prodhohet energji elektrike e mjaftueshme për të fituar duelin e inteligjencës artificiale me Kinën".

"Ne duam të jemi në gjendje të testojmë dhe vendosim reaktorë bërthamorë gjatë mandatit aktual", të presidentit, domethënë deri në janar 2029, tha më parë një këshilltar i Shtëpisë së Bardhë në një bisedë me gazetarët.

Shtetet e Bashkuara janë fuqia bërthamore më e madhe në botë, me 94 reaktorë në veprim. Megjithatë, mosha e tyre po rritet, pasi sot arrin mesatarisht 42 vjeç.

Për shkak të nevojës në rritje për energji elektrike, kryesisht nga inteligjenca artificiale, por edhe qëllimit të disa vendeve për të dekarbonizuar ekonomitë e tyre, energjia bërthamore po tërheq përsëri interes në nivel global. Franca, me 57 reaktorë, njoftoi në vitin 2022 një program të ri për të ndërtuar 6-14 të rinj. I pari pritet të jetë gati në vitin 2038. Kina gjithashtu ka 57 reaktorë në funksion dhe tashmë po ndërton 27 të tjerë.

Rusia është "eksportuesi" më i madh i reaktorëve bërthamorë, duke ndërtuar gjithsej 26 gjatë kësaj periudhe, nga të cilët vetëm 6 ndodhen në territorin rus.

Lini një Përgjigje