TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Mars 2025, 22:38

Trump ‘kërcënon’ sërish anëtarët e NATO-së: Rrisni shpenzime ushtarake ose SHBA nuk do t’iu mbrojë!

Shkruar nga Pamfleti

Trump ‘kërcënon’ sërish anëtarët e

Presidenti amerikan Donald Trump tha se SHBA nuk do të mbrojë aleatët e NATO-s që nuk shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen e tyre.

"Unë mendoj se është një sens i përbashkët. Nëse nuk paguajnë, nuk do t'i mbroj", u tha presidenti amerikan gazetarëve në Zyrën Ovale.

Trump vazhdoi duke thënë se vendet e NATO-s duhet të paguajnë më shumë, pasi ajo që paguajnë tani është e pamjaftueshme.

Vlen të theksohet se Trump ka kërkuar nga vendet e NATO-së që të rrisin shçenzimet e tyre të mbrojtjes në 5 për qind të PBB-së së tyre, në të kundërt do të tërhiqet nga NATO dhe nuk do t’i mbrojë ato.

Fillimisht para se të zgjidhje president, Trump kishte kërkuar që shpenzimet të ishin 2 për qind të PBB-së, gjë që u pranua nga shumica e vendeve anëtarë. Më pas me të ardhur në pushtet, Trump kërkoi që të rriten shpenzimet edhe më shumë pasi 2 për qind nuk ishin mjaftueshëm.

Lini një Përgjigje